Mulliqi i reagon profesor Milazim Krasniqit, e papranueshme kjo deklaratë nga një akademik

Politika

Mulliqi i reagon profesor Milazim Krasniqit, e papranueshme kjo deklaratë nga një akademik

Nga: H.O. Më: 14 tetor 2021 Në ora: 19:13
Milazim Krasniqi

Analisti politik Skënder Mulliqi në një prononcim për ‘Bota sot’ ka reaguar lidhur me aksionin e djeshëm policor në Kosovë. Mirëpo ai ka reaguar edhe ndaj një shkrimi të profesorit universitar, Milazim Krasniqit.

“Sapo reagova më një shkrim lidhur më aksionin e duhur policor kundër krimit të organizuar në disa lokalitete të vendit, por që një “mesazh” i Milazim Krasiniqit më detyroj t’i them edhe disa fjalë. Profesori i referohet asaj çka ka deklaruar presidenti serb, Vuçiq. Ne e dimë të gjithë se çka mendojnë serbët dhe Vuçiqi për Kosovën dhe shqiptarët, por që ndërhynë Serbia ushtarakisht në Kosovë, do të jetë paksa vështirë, kur dihet për prezencën e KFOR-it dhe ushtrisë tonë. Nuk ka çka më u dorëzua Vuçiqi, se i dorëzuam është. Serbia e ka vështirë me kthye z.Krasniqi, gjendjen e viteve të 90-ta. Po më çuditë që një profesor universitar të jetë kaq skeptik, nuk dua të besojë se ke mendime të këqija”, thotë Mulliqi.

Ai thotë tutje se, para se ta rrëzojmë Qeverinë Kurti, më parë duhet ta mbrojmë Kosovën nga agresioni serbomadh. Sipas tij, është e patolerueshme një deklaratë e tillë nga një akademik.

“Para së më rrëzua Qeveria Kurti profesor si thoni ju, më parë duhet të mendojmë ta mbrojmë Kosovën nga agresoni serbomadh, se sa të mendojmë me rrëzu Qeverinë! Luftërat shkaktojnë tragjedi është e vërtetë , por nëse Serbia ka byth më marr një aventurë të tillë ushtarake në veri të Kosovës, ne ku jemi që nuk e mbrojmë vendin tonë sipas teje, por u dashka të rrëzojmë Qeveri për ta formuar një Qeveri tjetër, sipas dëshirës tënde !!! Nëse të kam kuptuar mirë, kjo çka ke deklaruar është e papranushme për nivelin tënd si akademik që je…”, vlerëson Mulliqi./Bota sot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat