Rama-Vuçiq, një raport që i inkriminon me botën e nëntokës apo një kontrollë nga Beogradi!?

Politika

Rama-Vuçiq, një raport që i inkriminon me botën e nëntokës apo një kontrollë nga Beogradi!?

Idriz Morina - Bota sot Nga Idriz Morina - Bota sot Më 1 nëntor 2021 Në ora: 16:00
Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiq

Rama kokë më kokë me Vuçiqin, në çdo takim! Shokë, miq apo çfarë janë ndërmjet vete kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe presidenti i Serbisë Vuçiq?

Është e habitshme, se në çdo foto të postuar sot, në prag të samitit për klimën në Glazgou të Skocisë, shihet Edi Rama dhe Vuçiqi, edhe atëherë kur përshëndeten nga kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, edhe atëherë, kur përshëndeten nga presidenti francez Makron, kur takohen dhe bisedojnë më gjatë nga drejtues të BE-së apo të organizmave të tjerë ndërkombëtarë.

A është thjesht për ta pasur zili vendet tjera apo këta kanë krijuar një miqësi që i inkriminon në botën e nëntokës, apo edhe më keq për shqiptarët, në një raport varësie të Edi Ramës ndaj Vuçiqit, një kontrollë që strukturat e sigurimit të inteligjencës serbe e kanë ushtruar në mënyrë sistematike ndaj Tiranës zyrtare, dhe ndaj figurave të caktuara, që nga diktatori Enver Hoxha e këndej, duke marrë hov edhe njëherë me kohën e tranzicionit në Shqipëri.

Image

Ky raport ‘afërsie’ që, për opinionin veçmas në Shqipëri, nuk njihet në mënyrë kritike, u bë i njohur me sjelljen që ndiqte ish presidenti Hashim Thaçi, të cilët patën krijuar një ‘treshe’, që nuk ndahej, dhe që dukej se kishin krijuar një bashkëpunim ‘perfekt’.

Opinionit duhet t’i kujtohen njoftimet se ish-presidenti Thaçi kishte biseda të rregullta ditore me Vuçiqin, madje pa protokoll.

Aq i ndjeshëm ishte ai raport, sa këta kishin planifikuar dhe ishin dakorduar për ndarjen e Kosovës.

Image

Kjo miqësi dhe plan i tyre mori goditje të fuqishme, me ngritjen e aktakuzës nga gjykata në Hagë ndaj Hashim Thaçit, një proces gjyqësor që pritet të fillojë.

Bashkë me këtë goditje, mori fund përpjekja e Edi Ramës, për ta ndihmuar ndarjen e Kosovës, të cilën ai përpiqej ta vishte me petkun e ‘bashkimit kombëtar’!

Pra, edhe takimet aktuale Rama-Vuçiq, me kaq afërsi, me një shtet kaq armiqësor ndaj shqiptarëve, dhe veçmas ndaj Kosovës, që vetëm para disa javësh, Serbia ishte e gatshme ta shkatërronte për shkak të përpjekjeve të Qeverisë, që të vendosë rend, ligj në veri, e reciprocitet, duhet shikuar në këtë kontekst të gjerë.

Pyetja është nëse e lejon këtë edhe protokolli i shtetit, që në çdo takim, edhe pse jo formal, duhet apo nuk duhet të jetë edhe një drejtues i shtetit tjetër?!

Image

A duhet të ketë qasje në raportet apo informacionet ndërshtetërore edhe drejtuesi i një shteti tjetër?!

A duhet në fund të fundit, t’i lejohet qasje një shteti me paradigma të qarta armiqësore ndaj shqiptarëve, që të ketë qasje në çdo lloj informacioni apo mesazhi që mund t’ia përcjellin drejtues të shteteve dhe organizatave të fuqishme, drejtuesit të qeverisë shqiptare?!

Aq më tepër që kjo gjë e bën edhe më të cenueshëm ‘raportin’ e tij me Vuçiqin, nga qarqet që e duan një shtet stabil shqiptar, dhe të pavarur nga ndikimi i Serbisë.

Rama, filoserbizmin e tij e ka zbuluar që në kohën kur ishte kryetar i Tiranës, kur e nderoi me “Çelësin e Tiranës” këngëtarin serb Goran Bregoviçin me prirje profashiste e antishqiptare.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat