Gara në Prishtinë, analisti: Vitia ka një përparësi nga raundi i parë

Politika

Gara në Prishtinë, analisti: Vitia ka një përparësi nga raundi i parë

Nga: A.SH Më: 4 nëntor 2021 Në ora: 20:01
Arben Vitia, Përparim Rama

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtnës Arben Vitia, përmes një videoje ka bërë ironi me kundërkandidatin e LDK-së, Përparim Ramën, duke thënë se do ta rrënojë Pallatin e Rinisë, pasi më herët Rama ka thënë dhe qëndron pas asaj që në vend të stadiumit Fadil Vokrri do ta bëjë një liqen artifical.

Në raundin e parë te zgjedhjeve lokale prin Arben Vita.

Lidhur me këtë analisti Skënder Mulliqi ka thënë se balotazhi në atë komunë është i fortë mes dy kandidatëve. Duke e ditur se prin Vitia, gjasat duket se janë më të mëdha që të udhëheq ai me kryeqytetin.

Image
Skënder Mulliqi

“Gara më e fortë në balotazh dhe në përgjithësi të këtyre zgjedhjeve lokale po bëhet për Prishtinën. Dihet se LVV nuk ka bërë fushatë në raundin e parë, dhe kjo i ka kushtuar që mos të fiton asnjë komunë. Nëse LVV i fiton zgjedhjet në Prishtinë, kjo do të jetë hera e tretë radhazi për këtë subjekt politik. Ne dy palë të zgjedhjeve të para LVV ka qenë në garë me Shpend Ahmetin, I cili dorën në zemër nuk ka lënë ndonjë përshtypje të mirë në drejtimin e Prishtinës. Dihet edhe ndarjet që u bën në këtë parti, ku edhe Ahmeti edhe pse u bë kryetar nga LVV, kaloi në PSD. Arben Vitia dhe Përparim Rama garojnë për postin e të parit të Prishtinës për herë të parë, dhe me gjasë do të jetë një garë interesante deri në fund, edhe pse Vitia ka një përparësi nga raundi i parë. Shumë kush parashikon se Vitia është më afër të bëhet kryetar i ri i Prishtinës, kur dihet se kryeqyteti ka domethënie të posaçme, dhe për faktin se shumë çka lidhet me pushtetin qendror të cilin e ka LVV”, ka thënë analisti.

Rreth kësaj analisti ka thënë se ajo çfarë ka bërë Vitia shkon në kuadër të fushtaës dhe për këtë nuk ka për çfarë të hidhërohet.

"Dihet se ka pasur reagime lidhur më këtë, por që mua më duket se edhe kjo storie shkon më shumë në kuadër të fushtës elektorale, nuk ka për çka të hidhërohet shumë Rama. Vitia me këtë rast është marrë me Ramën se me atë shkon në ballotazh. Fushatat do të duhej të orientoheshin në shpalosje të programeve, çka ju intereson edhe qytetarëve. Është koha e fundit që ata që e marrin pushtetin në nivel lokal por edhe në nivel qendror, të bëhen shumë serioz, se mjaft janë zhgënjyer qytetarët në mos realizimin e premtimeve të dhëna. Ata janë mashtruar nga partitë politike që kanë qenë në pushtet deri më tash. Kjo i ka demoralizuar shumë njerëzit dhe nga ky kënd edhe duhet shikuar mos daljen e shumicës në zgjedhjet e 17 tetorit", tha ai.

Në fund ai shton se, qytetarët janë demoralizuar andaj është koha që të ecim përpara për zhvillimin e proceseve në Kosovë.

“Ky demoralizim lidhet edhe për atë së ata, që po vijnë në pushtet, po i realizojnë interesat personale dhe partiake, më shumë së interesat  e përgjithshme. Të shpresojmë së kësaj radhe pushtetet që do ti kemi, nuk do të na zhgënjejnë si deri më tash. Koha është që më në fund të ecim përpara, së shumë gjatë kemi stagnacion të proceseve zhvillimore në Kosovë”, përfundon analisti Skënder Mulliqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat