Juristi flet për hetimin dhe konfiskimin e pasurisë marramendëse!

Politika

Juristi flet për hetimin dhe konfiskimin e pasurisë marramendëse!

Nga: N. Sh. Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 18:47
Ilustrim

Njohësi i çështjeve politike, dhe juristi Blerim Burjani ka folur për procesin e konfiskimit të pasurisë të atyre që janë pasuruar në mënyrë të jashtëligjshme, sidomos të atyre që janë pasuruar me privatizime të lira.

Burjani në një prononcim për gazetën “Bota sot”, shprehet se, me ligjin e ri kjo është e mundur të ndodhë.

“Me lgiin e ri për konfiskim kjo është e mundshme, edhe pse këta pronarë mbrohen se çmimet janë caktuar nga Agjencioni, pra këta e shfajësojnë vetën e tyre nga përgjegjësia pse e kanë blerë lirë pronën”, thotë Burjani.

Sipas tij, çështja e privatizimeve duhet të hetohet pasi kanë përfituar me çmime të ulëta.

“Kjo çështje duhet të hetohet deri në fund, pasi ka shumë politikanë që kanë përfituar nga çmimet e ulëta. Kjo tentohet të mbulohet përmes dhënies së përgjegjësisë vetëm për Bordin e AKM-së së dikurshme”, potencon Burjani.

Ndryshe, në Kosovë shumë politikanë dhe biznesmen janë pasuruar nga privatizimet e lira.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat