Ndërtimi i autostradës Prishtinë-Gjilan, ky është premtimi i kryetarit Hyseni

Politika

Ndërtimi i autostradës Prishtinë-Gjilan, ky është premtimi i kryetarit Hyseni

Nga: A.SH Më: 17 nëntor 2021 Në ora: 16:45
Alban Hyseni

Shumë kohë më parë është anuluar projekti i ndërtimit të autostradës Prishtinë-Gjilan.

Rrugë kjo e cila do të lehtësonte qarkullimin.

Por a do të përfundojë kjo gjatë mandatit të kryetarit të ri të Gjilanit?

Kryetari i sapo zgjedhur i Gjilanit, Alban Hyseni, ka thënë se sa i përket kësaj ccështje, kanë bwrw një skanim paraprak të gjendjes dhe se kanë shtuar alternative drejt kësaj, drejt përfundimit.

“Ne kemi bërë një skanim paraprak të gjendjes e kemi shtruar alternativa që mund të ndërmerren për të çuar drejt përfundimit këtë projekt tejet të rëndësishëm për Gjilanin”, thotë ai.

Tutje ai shton se, në bashkëpunim me nivelin qendror, me Ministrinë e Infrastrukturës, do ta përfundojmë autostradën.

“Me ardhjen tonë në krye të komunës, do kemi skanime të tjera të vazhdueshme, e bashkëpunim me nivelin qendror, me Ministrinë e Infrastrukturës, për të përfunduar autostradën”, ka thënë ai për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat