Nga Ibrahim Rugova deri te Albin Kurti/ Bashkimi kombëtar në perspektivën e liderëve shtetërorë

Politika

Nga Ibrahim Rugova deri te Albin Kurti/ Bashkimi kombëtar në perspektivën e liderëve shtetërorë

Nga: Mimoza Lakna Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 23:03
Ibrahim Rugova dhe Albin Kurti

Mbledhja përbashkët e Qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, që ndodhi që ndodhi javën e kaluar në Elbasan, riktheu në vëmendje edhe njëherë idenë dhe dëshirën e kamotshme të të gjithë shqiptarëve për bashkim kombëtar.

Në fakt, secili nëntor është i njëjti, është koha kur motivohemi shpirtërisht për ëndrrën e parealizuar ndër shekuj.

Këtë ëndërr sikur e bëjnë më të arritshme deklaratat e politikanëve, të cilët në mënyrë patetike flasin për referendume e organizime të ngjashme që do të çonin deri tek bashkimi kombëtar.

Ata dinë të prekin tek pjesa që shqiptarëve u dhemb më së shumti dhe e përdorin atë si “armë” për t`i hutuar ata.

Ata janë me plotë gojën “bashkim”, gjersa me vepra fatkeqësisht nuk është se janë shumë afër njëri tjetrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat