‘Zbardhen’ emrat/ Analisti nga Amerika publikon emrat e politikanëve shqiptarë dhe ndërkombëtarë që ishin pro ndarjes së Kosovës

Politika

‘Zbardhen’ emrat/ Analisti nga Amerika publikon emrat e politikanëve shqiptarë dhe ndërkombëtarë që ishin pro ndarjes së Kosovës

Nga: N. Sh. Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 22:22
Hashim Thaçi, Aleksandër Vuçiq dhe Edi Rama/ Foto ilustrim gazeta "Bota sot"

Akoma po diskutohet mundësia e ndarjes së Kosovës, apo shkëmbimin e territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Këto ide, po qarkullojnë në mediat kryesisht nga opozita, të cilët duke u munduar të kritikojnë qëndrimin e kryeminsitrit Albin Kurti, për dialogun me Serbinë, po e japin si mundësi ende këtë ide serbe, e cila si duket rrënjet i ka shumë thellë në mendjen e shumë personave në Kosovë e gjetiu.

Profesor dr. Binak Maxharraj në lidhje me këtë çështje, thekson se, kjo ide nuk është e re, por është e vjetër aq sa janë serbët që kur erdhën në Ballkan si zapues të tokave shqiptare.

Maxharraj për gazetën “Bota sot”, thotë se, kjo ide për ndarjen e Kosovës, tashmë është shndërruar në ideologji nacio-fashizte.

Image
Profesor dr. Binak Maxharraj

“Serbët në esencë janë njerëz të prishur, të pa civilizuar, janë popull me paranoj çmendurie me mentalitet të bishave të karpatave nga edhe kanë ardhë, janë njerëz urrejtës ndaj të tjerëve, njerëz të traumatizuar, njerëz të pa besë, nuk e mbajnë fjalën dhe të tradhetojnë për çdo çast”, thotë Maxharraj.

Profesori nga Amerika thekson se, serbët prej se erdhën në këto troje të Ballkanit ata vazhdimisht bënin skica, projekte dhe plane për zhdukjen e banorëve autokton.

“Historikisht Ballkani në vazhdimësi ishte i larë me gjak si pasojë e dhunës dhe gjenocidit nga serbët, sepse serbët mjerimin, shtypjen, dhunën dhe gjenocidin e kishin si tragjedi dhe ideologji të tyre ku projektoheshin metodat se si duhet vepruar me shqiptarët për t’i zhdukur nga trojet e tyre. Serbia edhe sot e kësaj dite po e luan lojën e djallit, po e luan lojën e zjarrit. Serbia po kërkon prap të derdhet gjak në tërë hapësirën e Ballkanit Perëndimor, sepse është e etur për ndarje dhe shkëmbin territoresh me synim të posaçëm në Kosovë dhe Bosnje e Hrecegovinë”, thekson ai.

Maxharraj shton se, kryetarja e Komitetit të Helsinskit për të drejtat e njeriut në Serbi këto ditë tha haptas se Serbia sot e kësaj ditë është e interesuar “për të marrë diçka nga Kosova” siç e përmend edhe vet Aleksandër Vuçiq, qoftë përmes ndarjes apo shkëmbimit të territoreve, apo edhe përmes Asociacionit.

“Pra, Serbia për të “marrë diçka” nga Kosova ka hapur shumë fronte në betejën e saj për Kosovën. Së pari për këtë qysh në vitin 2013 fshehtas u takuan në Nish, Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiq dhe u pajtuan parimisht për ndarjen e Kosovës, ku më vonë iu bashku edhe Hashim Thaçi. Që nga atëherë Thaçi, Vuçiq dhe Rama nuk lanë gurë pa luajt për të realizuar këtë ide makabre. Ata me ndihmen e Sorosve krijuan skica dhe harta se kah duhej futur thika pas shpinës Kosovës për ndarjën e e veriut të Kosovës. E bënte Thaçi këtë në krye në vete, sikur Kosova të ishte e vetja, vepronte në këtë drejtim pa e pyetur askënd, pa kurrfarë transparence me instituconet e vendit. Çmenduri e Hashim Thaçit e pa fije turpi e cila të qonte edhe deri në tradhti se donte të ia jepte veriun Serbisë me vlerë marramendëse që kapte shumën prej 600 miliardë euro, që ishte 2.5 herë më e madhe se Serbia e nja 10 herë më madhe se krejtë Shqipëria”, pohon Maxharraj.

Profesori shton se, lufta e Serbisë për të ndarë veriun ishte interes kombëtarë, strategjik dhe nacional i Serbisë e jo dialogu dhjetë vjeçar që po zhvillonte me Kosovën gjoja për përmirësimin e gjendjes së serbëve çka nuk ishte e vertetë, ajo i shfrytëzonte, manipulonte me serbët e veriut për interes të Serbisë kurse qëllimin e kishte te ndarja e veriut.

“Pra, krejt dialogu disa vjeçar midis Kosovës dhe Serbisë e kishte këtë qëllim reaIizimin e projektit serbo-rus në dobi të Serbisë ku ishin kuislingët shqiptar Thaçi dhe Rama, bile paturpësia e Thaçit shkonte edhe më larg sa që edhe lobonte nëpër botë, me ç’rast kishte inkuadruar edhe ministra për lobim për ndarjen e Kosovës duke shpenzuar para të medha për lobim, por edhe duke angazhuar figura të njohura ndërkombëtare”, thekson ai.

Profesori nga Amerika i quan treshja famëkeqe Thaçin, Ramën e Vuçiqin.

“Treshja famëkeqe për ndarjen e Kosovës, Vuçiq, Thaçi dhe Rama për dy vite 2017-2018 lobuan për ndarjen dhe për shkëmbim teritoresh mes Kosovës dhe Serbisë ku me pastaj u përfshinë edhe figura të njohura të jetës ndërkombëtare të cilët lobuan për këtë projekt. Brenda Kosovës si përkrahës për ndarjen ishte në tërësi PDK-ja me Memli Krasniqin, Enver Hoxhaj, Vlora Çitaku, por përkrahës për ndarjen e Kosovës ishte edhe një pjesë e LDK-së sidomos ajo pjesa e korruptuar e Isa Mustafës. Për ndarjen e Kosovës ishte edhe akademiku Rexhep Qosja, por edhe Lutfi Haziri. Por edhe nga arena ndërkombëtare kishte mjaft përkrahës të ndarjes së Kosovës, siç ishte Federica Moghrini, Petrich, administrata e Trumpit me Palmerin, Voktor Orban, Richard Grenell, John Bollton si dhe Steven Meyer ish-zëvendës i shefit të CIA-s për Ballkan. Pastaj projektin për ndarjen e Kosovës e përkrahte edhe Sebastian Kurtz dhe shumë personalitete tjera”, thotë Maxharraj, i cili shton se, fati deshi që këtë projekt e ndali kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel në Samitin e Berlinit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat