Lufta si opsion në tavolinë dhe mesazhi i G7-tës për Kosovën dhe Serbinë/Ky është paralajmërimi i ekspertit të sigurisë

Politika

Lufta si opsion në tavolinë dhe mesazhi i G7-tës për Kosovën dhe Serbinë/Ky është paralajmërimi i ekspertit të sigurisë

Nga: A.SH Më: 13 dhjetor 2021 Në ora: 21:46
Flamujtë e shteteve të G7

Bota si duket po shkon drejt një përplasjeje, Perëndim-Rusi, kjo po e kërcënon Ukrainën me invadim, SHBA dhe G7, kanë paralajmëruar “Ne po shikojmë dhe jemi të përgatitur të ndërmarrim hapat nga të cilët jemi përmbajtur në të kaluarën që do të kishin pasoja masive për Rusinë”, ka thënë Blinken.

Por, G7 ka edhe një mesazh për Kosovën dhe Serbinë. “Ne i kërkuam Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve të tyre dhe të bëjnë përparim pa vonesa të mëtejshme”, thuhet në deklaratën e përbashkët të këtyre shteteve.

A ka pasoja ky konflikt për shqiptarët?

Lidhur me këtë eksperti i sigurisë, Drizan Shala, ka thënë se dy procese që do të determinojnë zhvillimet në dy vitet e ardhshme janë gjeopolitika dhe gjeostrategjia, ku nëse mungon fuqia politike dhe ekonomike e shteteve atëherë opsioni i vetëm mbetet "lufta".

Image
Drizan Shala

 

“Gjeopolitika në njërën anë dhe gjeo-strategjia në anën tjetër janë dy procese që do të determinojnë zhvillimet 2022/2023 ku si pafuqi politike ekonomike të përballjeve brenda shteteve të tyre atëherë në tavolinë mbetet opsioni i vetëm "lufta" në një format që nuk është parë deri më tani që nga përballja e luftës së dytë botërore”, ka thënë ai.

Sipas tij, nga gjeostrategjia në Ballkanin Perëndimor dihet se Serbia do të forcohet në aspektin ushtarak dhe meqë procesi i papërfunduar i një marrëveshje në mes Serbisë dhe Kosovës detyron Serbinë të ndërmarr veprime në dëm të sistemit sigurisë.

“Si do të reflekton gjeostrategjia në Ballkanin Perëndimor kjo mbetet të shihet në fillim vitin 2022 ku dihet që Serbia do vazhdoj të forcohet në aspektin ushtarak, ndërsa në anën tjetër kemi Bosnjën e cila është në procedurë të shpërbërjes së sistemit kushtetues të saj dhe është proces i papërfunduar i një marrëveshje në mes Serbisë dhe Kosovës, e cila do të detyron Serbinë të ndërmarr veprime në dëm të sistemit sigurisë përmes strukturave të saj të një lufte asimetrike”, përfundon eksperti Shala për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat