Ushtria e Kosovës, suksesi më i madh për shtetin tonë / Tre vjetori i Ushtrisë së Kosovës

Politika

Ushtria e Kosovës, suksesi më i madh për shtetin tonë / Tre vjetori i Ushtrisë së Kosovës

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 14 dhjetor 2021 Në ora: 21:58
Ushtria e Kosovës

Ishte viti 2018 kur Kosova u bë me ushtrinë e saj. Parlamenti i Kosovës me 106 vota pro, një abstenim, nga 120 deputetë sa i ka Kuvendi, miratoi tri ligjet që e ndryshuan mandatin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri të Kosovës, por pa iu ndërruar emrin.

Përderisa në Prishtinë, 14 dhjetori cilësohej si ditë historike, në Beograd kishte shqetësime.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, kishte deklaruar që për të është “një ditë e rëndë”, porse Serbia do ta vazhdojë rrugën e paqes.

Deklaratën e tillë Brnabiq e ka bërë duke e komentuar vendimin e autoriteteve të Prishtinës për transformimin në Ushtri të Forcës së Sigurisë së Kosovës, vendim ky i cili u miratua nga Kuvendi i Kosovës.

“Për mua kjo është ditë e rëndë. Nuk është ditë që i kontribuon bashkëpunimit në rajon”, kishte thënë Bërnabiq për mediat serbe.

Qeveria Amerikane nëpërmjet ambasadorit të saj në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se votimi për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës është historik për Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat