Shqiprim Pula: Rasti i Kumanovës mbetet ende i papërfunduar

Politika

Shqiprim Pula: Rasti i Kumanovës mbetet ende i papërfunduar

Nga: H.O. Më: 19 dhjetor 2021 Në ora: 17:25
Shqiprim Pula

Njohësit e çështjeve juridike dhe politike në vend e kanë komentuar rastin e Kumanovës dhe kanë treguar nëse Kosova mund të ndihmojë, dhe të angazhohet që të ketë një hetim ndërkombëtar për rastin dhe për të pasur një proces të ri gjyqësor. Kështu, Shqiprim Pula, njohësi i së drejtës dhe çështjeve ndërkombëtare, thotë se hapësira e bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar në ҁështjet penale është e zgjeruar dhe ka krijuar mundësi të shumta, përmes kuadrit ligjor në fuqi.

“Në rastet penale, si gjatë fazave të hetimit apo gjatë proceseve gjyqësore, veçanërisht kur kërkohet bashkëpunim ndërkombëtar, bëhet e mundur përmes kërkesave të ekstradimit; kërkesave të transferimit të procedurës apo kërkesave të transferimit të të dënuarve; apo edhe zbatimit të aktgjykimeve të plotfuqishme për një proces gjyqësor dhe jo vetëm, kjo, mundësohet përmes një kornizë ligjore si brenda-kombëtar dhe atij ndërkombëtar”, vlerëson ai.

Ai thotë poashtu se sa i përket këtij rasti, ai mbetet si me shumë të panjohura për opinionin.

“Ndërkaq, përsa i takon rastit i njohur si ‘Rasti Kumanova’ mbetet ende i papërfunduar, në vlerësim dhe shqyrtim pranë Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, por, për shumëkë konsiderohet rast me shumë të panjohura për opinionin publik”, thekson ai.

Njohësi i ҫështjeve ndërkombëtare thotë se, Kosova ka të drejtë të interesohet për shtetasit e saj dhe t’i ofroj mbështetjen e kërkuar.

“Megjithatë, Kosova, përkatësisht institucionet e saj kanë plotësisht të drejtë të interesohen për ata qytetarë, të cilët janë shtetas të Republikës së Kosovës, dhe tëofroj çfarëdolloj mbështetje të kërkuar institucionale. Një bashkëpunim korrekt transnacional pasqyron praktikë të mirë dhe forcon suksesin tek faktorët institucional juridik, poashtu, përcjell porosi mbi gatishmërinë e bashkëveprimit si fqinjë të mire”, vlerëson ai për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat