Skandal/ Gjykata e dënoi avokatin Gazmend Halilaj që e zbuloi skandalin e Drenasit

Politika

Skandal/ Gjykata e dënoi avokatin Gazmend Halilaj që e zbuloi skandalin e Drenasit

Nga: N. Sh. Më: 22 dhjetor 2021 Në ora: 21:26
Avokati Gazmend Halilaj

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar avokatin nga Drenasi, Gazmend Halilaj, i cili e kishte zbuluar skandalin e madh në Drenas.

Avokati kishte zbuluar rastin e dhunimit të 16-vjeçares nga profesori i shkollës dhe hetuesi i rastit e cila u detyrua pastaj të abortonte nga një mjek i cili u pagua nga abuzuesit.

Edhe pse javën e kaluar Prokuroria e ka ndërrua kualifikimin për avokatin Halilaj, ku thotë se, kurrë nuk është takuar Gazmend Halilaj me viktimën, por njëherë i kishte kërkuar një audio incizim të një profesori.

Pas tre vjete të zbulimit të këtij rasti, sot është dënuar avokati edhe pse nuk kishte prova të majftueshme, pasi që vet Prokuroria e kishte pranuar se asnjëherë Halilaj nuk është takuar me vajzën.

Avokati këtë vendim e quan skandal, por që nuk do ta ndal.

“Nuk di ende asgjë, por nuk ka pengesë që më ndalon tutje. Lufta për drejtësi e sidomos për shpëtim jete është më e madhe se çdo lloj dënimi”, thotë Halilaj për gazetën “Bota sot”.

Avokati Halilaj kishte zbuluar njërin prej skandaleve më të mëdha në Kosovën e pasluftës.

Halilaj u citua si hero i Drenasit, pasi ishte një nga personat që zbardhi rastin tragjik të 16-vjeçares nga Drenasi e abuzuar seksualisht nga profesori i shkollës dhe hetuesi i rastit e cila u detyrua të abortonte në muajin e katërt të shtatzënisë nga një mjek i cili u pagua nga abuzuesit.

Por jo pak bujë bëri edhe rasti i zbulimit të vjedhjes së 1.4 milionë markave, para të destinuara për luftëtarët në luftë në vitin 1999.

Pikërisht për zbardhjen e këtij rasti Gazmend Halilaj u kërcënua me jetë, makina e tij u përplas nga një makinë tjetër në afërsi të banesës e ndërsa 11-plumba u derdhën mbi të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat