U futën në “listën e zezë” amerikane/ Juristi tregon skenarin se si mund të arrestohen kriminelët Veselinoviq e Radoiçiq

Politika

U futën në “listën e zezë” amerikane/ Juristi tregon skenarin se si mund të arrestohen kriminelët Veselinoviq e Radoiçiq

Nga: N. Sh. Më: 25 dhjetor 2021 Në ora: 16:42
Zvonko Veselinoviq dhe Milan Radoiçiq

Autoritetet amerikane me 8 dhejtor të këtij viti, kanë futur në listën e sanksioneve një grup të organizuar kriminal, që përbëhet nga serbët nga Kosova: Milan Radoiçiq, Zvonko dhe Zharko Veselinoviq, Srgjan Vuloviq, Zhelko dhe Andrija Bojiq dhe Radulle Steviq.

Në komunikatën e Departamentit amerikan të Thesarit, Zvonko Vesellinoviq identifikohet si udhëheqës i Grupit të Krimit të Organizuar dhe gjithashtu si një nga figurat më famëkeqe të korrupsionit në Kosovë.

Grupi i tij është i angazhuar në skema të mëdha të ryshfetit me zyrtarë të sigurisë, shqiptarë dhe serbë, të cilët lehtësojnë trafikimin e paligjshëm të mallrave, parave, narkotikëve dhe armëve midis Kosovës dhe Serbisë, thuhet në komunikatë.

Sipas saj, grupi gjithashtu ka bërë komplot me politikanë të ndryshëm për favore të ndërsjella, përfshirë dhënien e ryshfetit zyrtarëve kosovarë të sigurisë, për të lejuar operacione të tyre të kontrabandës midis Serbisë dhe Kosovës në fillim të vitit 2019 dhe dhënien e ryshfetit zyrtarëve kufitarë të Kosovës për t’iu lejuar kontrabandistëve kalim të sigurt në fund të vitit 2017.

Megjithatë, deri tash, Kosova nuk ka ndërmarr asnjë masë ndaj këtyre kompanive e individëve, të cilët janë pjesë e grupit ndërkombëtar të krimit.

Në anën tjetër zyrtarë të lartë amerikan, kanë kërkuar nga Serbia që t’i bëjnë përgjegjës edhe individët edhe kompanitë e tyre për krimet.

Por, shtrohet pyetja pse nuk po shpallen në kërkim nga Kosova, dhe pse nuk po hetohen dhe bllokohen këto kompani në Kosovë?

Ushtruesi i detyrës së ndihmësit të sekretarit amerikan të Thesarit, Paul Ahern, deklaroi në Beograd se të gjithë ata serbë nga veriu i Kosovës, të cilët i sanksionoi SHBA-ja, duhet të mbahen përgjegjës.

“Individët dhe kompanitë në cak të këtyre sanksioneve, duhet të mbahen përgjegjëse, ndërsa aktivitetet e tyre, të cilat shkaktojnë destabilitet, duhet të ndalen”, citon deklaratën e Ahernit Ambasada amerikane në Serbi.

Juristi Blerim Burjani, thotë se duhet të shpallet një arrest ndërkombëtar për personat në fjalë që Kosova të veproj kundër tyre.

“Kjo çështje ende është në pritje. Ndoshta të një konsensuesi ndërkomëbtar për ndjekje. Organet tona të drejtësisë kanë bashkëpunim me EULEX-in. Meqense shpallja në listën e zezë të këtyre persona është bërë nga politika, atëherë mbetet politike. Për të ndikuar drejtësia ndërkombëtare duhet të shpallë një arrest ndërkombëtar për këta persona, e që nuk ka ndodnjë deri tash të iniciuar nga SHBA, pra çështja është në pritje. Prokuroria e Kosovës mund të veproj, mund të nxjerr kërkesën për arrest, por të gjitha mekanizmat po heshtin në këtë kohë”, potencon Burjani.

Ai shton se nëse ndodh kjo varet nga përceptimi i Prokurorisë.

“Tash në këtë çështje duhet të abshkëpunoj edhe Serbia në kapjen e tyre, e ajo i fsheh vet ata dikund në Serbi dhe i kanë shpall ‘heronjë’”, thekson ai.

Sipas tij, Serbia nuk i shpall në kërkim për arrestimin e tyre.

“Kosova nuk mund t’i kap ata, kështu qëndron gjendja. Kompanitë udhëheqen nga këta njerëz që janë përgjegjës individët që kanë themeluar biznese. Pra nuk mjafton lista por mjaftojnë aktet vepruese të Prokurorisë dhe gjyqësisë, gjë që e ka hap rrugën SHBA që këta persona të ndalen dhe arrestohen dhe të dënohet për krimet e veprat e ndryshme të kontrabandës”, përfundon Blerim Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat