A po përpiqet Serbia të krijojë destabilitet dhe panik në Kosovë, Vuçiqi po mundohet t’i shpëtojë grupet kriminale

Politika

A po përpiqet Serbia të krijojë destabilitet dhe panik në Kosovë, Vuçiqi po mundohet t’i shpëtojë grupet kriminale

Arife Morina Nga Arife Morina Më 26 dhjetor 2021 Në ora: 19:22
Ilustrim

Rritja e rasteve me rrezikshmëri për vendin, po shqetëson qytetarët, ndërsa ekspertët tërheqin vërejtjen për rritje të vigjilencës së sigurisë.

Të enjten, me 23 dhjetor, ndodhi një kërcënim për sulm terrorist me bombë në Stacionin e Autobuësve në Prishtinë. Policia u detyrua t’i evakuojë udhëtarët nga aty, duke e mbajtur për disa orë të bllokuar stacionin.

Pas kontrollimit të hapësirës njësitet kompetente kundër minave, nga rezultoi se nuk kishte rrezik, por ishte një kërcënim i rrejshëm.

“Njësitet policore janë tërhequr nga ajo zonë, ndërkohë që hetuesit kanë filluar punën për zbardhjen e të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast, i cili nga prokurori i shtetit është cilësuar si lajmërim i rrejshëm”, thuhej në përgjigjen e Policisë së Kosovës, për “Bota sot”.

Por, të nesërmen u zbulua që thirrja ishte bërë nga Serbia, përkatësisht nga qyteti i dominuar me shqiptarë nga Bujanoci, por kërcënuesi ishte serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat