Ish zëvendësministri i MPB-së: Këta persona dyshohet se qëndrojnë pas vrasjes së kolonelit Tahir Zemaj

Politika

Ish zëvendësministri i MPB-së: Këta persona dyshohet se qëndrojnë pas vrasjes së kolonelit Tahir Zemaj

Nga: H.O. Më: 4 janar 2022 Në ora: 17:47
Ilustrim

Janë bërë sot 19 vjet që nga vrasja tragjike e Kolonelit dhe Heroi të Kosovës, Tahir Zemaj. Bashkë me të u vra edhe djali Enisi dhe kushëriri Hasan Zemaj.

Edhe pas 19 vjetësh kjo vrasje nuk është zbardhur ende, lënda qëndron tek sirtarët e prokurorisë, p ndonjë informacion të ri.

Sa i përket kësaj vraje tragjike ka folur ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme dhe eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava duke thënë se në luftërat për çlirimin e Kosovës pas ushtarëve dhe eprorëve kosovarë pati fraksione të ndryshme si LPK-istat, FARK-ista dhe të tjerë. Poashtu edhe shumë individë që iu përgjigjen thirrjes për çlirimin e Kosovës e sidomos të shumtë ishin ata nga diaspora që kontribuan që t’iu bashkangjiten stërvitjeve ushtarake në territoret e Shqipërisë, e që ky shtet edhe si shtet i yni, së paku na mundësoj që të stërvitemi në ato territore të Shqipërisë gjithandej.

Image
Hajrullah Ternava

“E keqja e madhe ishte se përbrenda formacioneve ushtarake kosovare kishte ndasi, sidomos jo LPK jo FARK, e që formacionet e FARK-ut ishin nën qeverisjen e Kosovës si Kryetar i asaj kohe ishte Ibrahim Rugova që ishte i përzgjedhuri i popullit, dhe si Kryeministër Bujar Bukoshi, dhe si Ministër i FARK-ut ishte Ahmet Krasniqi, në krahun tjetër ishin udhëheqësia e LPK që e përbenin: Xhavit Haliti, Azem Syla, Hashim Thaçi etj, dhe përparësia ishte nga ana e tyre, sepse ata ishin të strukturuar me vite të tëra në Tiranë, dhe ishin të përafërt me ato strukturat e atij sistemi të dikurshëm komunist, e që po ata njerz e qeveriseshin vendin sikur që përmendet Kudusi Lama si Gjeneral, Fatos Klosi si njeriu SHISH e shumë të tjerë, që të gjithë ishin në krahun e LPK-istave kosovarë, prandaj ndasitë mes veti ishin të thella”, thekson Tërnava.

Tërnava thotë se më vrasjen e Tahir Zemajt u argumentua armiqësia e paskrupullt në mes shqiptarëve, pasi dikur kishim menduar që vetëm serbët i kemi armiq. Sipas tij, këto vrasje ndodhin për të likuiduar ata që i pengonin qeveritarët dhe të njëjtat vrasje dyshohet se SHIK-u qëndron prapa tyre apo të paktën i di vepërkryesit.

“Vrasja e Tahir Zemajt me djalin e vllaut të tij, dhe djalin e tij në vitin 2003, që ishin vrasje të rënda për popullin tonë, sepse me këtë u argumentonte armiqësia e paskrupullt që mbretërojshin në mesin e popullit tonë, e që dikur kemi menduar ndryshe, se vetëm serbët i kemi armiq, edhe që kaluan tri vite nga çlirimi i vendit dhe prapë vrasje të tilla ndodhnin pa ndërprerë, dhe ҫfarë ishte më e keqja ato vrasje fare nuk u zbulojshin, prandaj mes popullit lindi dyshimi sepse qartë u dyshojke se “luftetarët” donin ta qeverisnin vendin prandaj ata që ju pengonin i likuidojshin pa një arsyetim dhe asnjëherë asnjë rast i tillë nuk u zbulua edhe që vrasje të tilla ishin me qindra e qindra, e që në atë kohë u krijua edhe shërbimi sekret SHIK që ishte dashur t’i ndihmoj situatës dhe nëse ndodhin vrasjet ky shërbim t’i zbardh ato, e që në atë situatë ka shumë dyshime se ky shërbim qëndron prapa këtyre vrasjeve po gjithsesi se i dinë vepërkryesit”, vlerëson ai.

Tërnava thotë se, meqë në atë kohe UNMIK ishte duke e qeverisur vendin, populli u dëshpru me ta dhe jo shumë gjatë në vend të UNMIK-ut u emërua EULEX, e që populli priste nga këto kuadra të institucioneve të BE që t’i zbardhin shumë raste të vrasjeve, por si ai i mëparmi edhe ky institucion e dyjat si institucione ndërkombetare, nuk u angazhua në këtë pikëpamje dhe nuk u zbardh asnjë vrasje.

“Me shpalljen e pavarësisë të Kosovës me 17.02.2008 e deri me tani edhe qeverisja nga ana e kosovarëve nuk e zbuloj asnjë prej vrasjeve të ndodhura. Duke i pasur parasysh këto ndodhi edhe faktori ndërkombetar ishte i shqetësuar sepse armiqësitë private u vërejshin mes popullatës sepse aty këtu rridhte ndonjë fjalë mes njerëzve për mundësitë e atyre shumë vrasjeve. Është e vërtetë se në ato shumë vrasje që ndodhen e kur me vite të tëra e qeverisën Kosovën si UNMIK-u, ashtu edhe EULEX, ishte një lloj devalvimi për këto institucione, si nuk mujtën së paku disa vrasje t’i zbardhnin! Tani kemi fakte të bindemi se ata kanë mbledhur shumë fakte dhe argumente për vrasjet e ndodhura të atyre kohërave, por e kanë pasur të qartë se kush do guxonte që t’i zbardh dhe t’i dënoj ata vepërkryes nga ana e përfaqësuesve institucional kosovarë, që po ata të njëjtë në ato poste janë të emëruar mu nga ata që i kanë planifikuar apo krye ato vepra, apo kanë urdhëruar të kryhen ato vepra, e kur dihet se ku do ta kenë zanafillën dhe kush do guxonte t’i burgoste ata që u thirreshin se “ata e kanë çliruar Kosovën” prandaj të paraburgosurit në Hagë janë ata që pas luftës i “bënin ligjet e këtij vendi”. Prandaj nga këto rrethana nga të mëdhenjët e botës sikur të SHBA-së, edhe lindi ideja që të krijohet Gjyqi Special me këto kompetenca ҫfarë i ka tani, mbasi gjyqësia e Kosovës kishte dështuar, prandaj të gjitha ato vrasje të kryera e që nuk janë zbuluar deri më tani duhet t’i zbardhë Gjyqi Special me seli në Hagë, si kompetencë e tyre, pavarësisht kohës se kur janë të kryera ato vrasje, sepse këto vrasje janë të kryera pandërprerë dhe nga të njëjtit planifikues të atyre vrasjeve, dhe tani nuk mund të akuzohen vetëm ata që kanë vrarë në periudha strikte të kontrolluara, por duhen edhe deri ne vrasjen e fundit që e kanë kryer të zbardhen dhe të dënohen me dënime të rrepta, kështu që mos t’i lënë mundësinë e riaktivizimit të Ligjit të Lekë Dukagjinit”, vlerëson Tërnava.

Ai më tutje përmend marrëveshjen e unizimit në Oslo, kohë në të cilën ndodhi edhe vrasja e Kolonelit Ahmet Krasniqi. Tërnava thotë se kjo vrasje poashtu nuk u zbardhë asnjëherë, ndonëse nga iniciativa thuaje private dihen vrasësit me emër e mbiemër të tij, prandaj dyshimet e shumë të këqijave duhen t’i përshkruhen sistemit qeverisës të atyre kohrave.

“Edhe që u arritë një tentim i përafrimit që udhëtuan së bashku nga përfaqësuesit e dy krahve kosovarë në Oslo, për t’i unizuar qëndrimet rreth luftës që u pritke të ndodhë ditëve në vijim realisht çlirimit të Kosovës nga Serbia. Edhe që ishin arritur ato marrëveshje sikur që u informuam në ato kohëra dhe mbretëroj një vullnet i unizimit, për një kohë të shkurtër ndodhi vrasja e Ministrit Ahmet Krasniqit në qendër të Tiranës, edhe që ky minister ishte nën vështrim dhe përcjellje me truprojat e tij, ndodhi vrasja që deri më sot asnjëherë nuk u zbardh, e në të kundërten nga iniciativa thuaje private dihen vrasësit me emër e mbiemër të tij, prandaj dyshimet e shumë të këqijave duhen t’i përshkruhen sistemit qeverisës të atyre kohrave sepse sistemi i asaj kohe i konvenonte çlirimi i Kosovës me njerëz të LPK-istave, kështu që edhe Kosovën në të ardhmen ta qeverisin kuadrat me pikëpamje të njëjta sikur atij sistemit që e kishin qeverisur këtë shtet me shumë dekada, e që në Kosovë ishte krejt një frymë demokratike tjetër e krijuar në pluralizmin demokratik e në krye të këtij shteti ishte kryetar Ibrahim Rugova i cili ishte në lidhje të forta me miqtë më të mëdhenj demokrat të botës sikur me SHBA, Anglin, Gjermaninë, Francën, Italinë e shumë shtete tjera të BE dhe NATO-në”, tha Tërnava.

Ai thotë më tutje se, edhe kjo vrasje e Ahmet Krasniqit që ndodhi dhe shumë tjera që do të ndodhin njëra pas tjetrës e kishin qëllimin e dominimit të rivalitetit dhe që pritej çlirimi i Kosovës, që këtë shtet ta qeverisin të ngjajshmit si në Shqipëri.

“Në ato periudha ndodhen edhe shumë vrasje tjera sikur vrasjet e Enver Mulakut, Xhemajl Mustafës bashkëpunëtor të afërt të Ibrahim Rugoves, Sebahate Tolaj dhe Isuf Haklaj dytë policë në Pejë, Tahir Zemajt e shumë edhe të tjerëve e që ishin pjesëmarrës me kontribute të jashtëzakonshme në luftërat për çlirimin e Kosovës, e që deri me sot as që janë zbardhur”, thotë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat