Standardet e dyfishta të BE-së

Politika

Standardet e dyfishta të BE-së

Nga: A.M. Më: 16 janar 2022 Në ora: 15:05
Ilustrim

Shpesh herë është kritikuar Bashkimi Evropian, për qasjen ndaj shqiptarëve.

Këta të fundit, vazhdojnë të jenë të diskriminuar në Kosovën Lindore.

Profesori Refik Hasani, në një prononcim për “Bota sot”, në një prononcim për “Bota sot”, ka kërkuar që të trajtohen njëjtë nga shtetet e Quint-it edhe shqiptarët që jetojnë në Kosovën Lindore.

“Asnjëherë shtetet e Quint-it  nuk i kanë kërkuar me ngulm dhe nuk i kanë bërë presion Serbisë  pas përfundimit të luftës së  UÇPMB-ës dhe Marrëveshjes së Konçulit, që Serbia  të kthej Lapidarin e UÇPMB-ës në Preshevë. Asnjëherë shtetet e Quint-it  nuk i kanë kërkuar me ngulm dhe nuk i kanë bërë presion Serbisë  pas përfundimit të luftës së  UÇPMB-ës dhe Marrëveshjes së Konçulit, pasi që Shqiptarët në Republikën e Serbisë, janë të diskriminuar, pasi po na pasivizohen adresat dhe po ndodh një pastrim etnik-një dëbimi dhe diskriminim, pasi kjo Krahinë është Rajoni më  i prapambetur në gjithë Evropën”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Gjithashtu, ai ka theksuar se  nuk u ka bërë presion serbeve për përdorimin e simboleve shqiptare në Kosovën Lindore.

“Asnjëherë shtetet e Quint-it  nuk i kanë kërkuar me ngulm dhe nuk i kanë bërë presion Serbisë  pas përfundimit të luftës së  UÇPMB-ës dhe Marrëveshje së Konçulit, pasi që Shqiptarët në Republikën e Serbisë, mungon rregullimi me Ligj përdorimin i Simbolit tonë Kombëtarë shqiptarë Flamurit dhe përfaqësimi në instanca dhe mekanizma të nivelit lokal dhe Qendror”, ka deklaruar ai për “Bopta sot”.

Sipas tij, shtetet e Quint-it po veprojnë në standarde të dyfishta për shqiptarët e në Kosovën Linddore dhe për serbët  në Kosovë.

“Asnjëherë shtetet e Quint-it  nuk i kanë kërkuar me ngulm dhe nuk i kanë bërë presion Serbisë  pas përfundimit të luftës së  UÇPMB-ës dhe Marrëveshje së Konçulit, pasi që Shqiptarët në Republikën e Serbisë, sivjet kanë jubileun tri dekada nga Referendumi i datës 1 e 2 Mars 1992  -  1 e 2 Mars 2022, që të dalin në mbrojtje të vullnetit plebishitar të kësaj Krahine sepse BE-ja promovon vullnetin e shumicës, prandaj shtetet e Quint-it, do të duhej  të mos mbështesin me dy standarde në këtë rast mbështesin Serbët në Kosovë, por po harrojnë Shqiptarët në Preshevë, Medvegjës e Bujanocit që në vitin 1992 kanë mbajtur dhe organizuar Referendum”, ka përfunduar Hasani për “Bota sot”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat