Hetimi i pasurisë/ Burjani: Në cilësinë e mbajtjes së pushtetit janë kryer një varg veprash penale

Politika

Hetimi i pasurisë/ Burjani: Në cilësinë e mbajtjes së pushtetit janë kryer një varg veprash penale

Nga: A.SH Më: 5 shkurt 2022 Në ora: 20:38
Komisioni për Legjislacion

Ditë më parë Komisioni për Legjislacion miratoi Projektligjin për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë.

Mirëpo, opozita ishte ajo e cila e kishte konsideruar se Projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme është antikushtetues.

Ata madje kanë thënë se, ekzekutivi nuk ka interes për të bërë një ligj të tillë dhe se nëse dërgohet në kushtetuese do të bie poshtë.

Juristi Blerim Burjani në një përgjigje për “Bota sot” partitë politike PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja subjekte këto që e kanë shpërdoruar pushtetin për qëllime individuale dhe grupore dhe kanë shkaktuar shumë vepra penale.

“Të gjitha partitë e deritashme, pra PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja këto subjekte kanë shpërdoruar pushtetin për qëllime individuale dhe grupore dhe kanë shkaktuar shumë vepra penale që deri më tash askush nuk është dënuar apo akuzuar për shpërdorim të pushtetit si vepër penale në kodin penal, keqpërdorimi i detyrës zyrtare ka ndodhë tërë kohën qe 20 vjet, duke intervenuar për punësim, njerëz të punësuar pa meritë me kapje të shtetit, duke punësuar njerëz nëpër institucione të shumta, madje edhe në organe të rendit, gjyqësi, prokurori".

Ai shprehet se ka shumë keqpërdorime të detyrës zyrtare dhe në cilësinë e mbajtjes së pushtetit kanë kryer një varg veprash penale.

“Pra, ka shumë keqpërdorime të detyrës zyrtare, në cilësinë e mbajtjes së pushtetit, kanë kryer një varg veprash penale, dhe janë avancuar nëpër vende të ndryshme të punës përmes pushtetit politik që deri më tash asnjë gjykatë nuk ka dhënë ndonjë verdikt për keqpërdorim masive të detyrës zyrtare. Në gjuhën popullore e kanë bërë rrush e kumbulla shtetin dhe sot gjinden në politikë, në universitete, në prokurori, gjyqësi dhe ndërmarrje publike dhe shërbim civil”, përfundon juristi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat