Apetitet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës, shkak për ngecjen e dialogut/ Ja pse SHBA emëroi eskadrilën e saj diplomatike në Ballkan

Politika

Apetitet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës, shkak për ngecjen e dialogut/ Ja pse SHBA emëroi eskadrilën e saj diplomatike në Ballkan

Nga: A.M. Më: 9 shkurt 2022 Në ora: 01:07
Jeffrey Hovenier, Christopher Hill

Zhvillimet në Ballkanin Perëndimor vazhdojnë të jenë në fokusin e fuqive botërore.

Një ndër çështjet më për përfolura përgjatë viteve të fundit është dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Profesori Binak Maxharraj, në një prononcim për “Bota sot”, ka treguar arsyen se pse ka ngecur dialogu mes Kosovës dhe Serbisë.

Image
Binak Maxharraj

“Duke e patur parasysh këtë situate të krijuar në Ballkanin Perëndimor që asgjë nuk po ecë mire nën drejtimin e BE, bile edhe dialogu Kosovë-Serbi sikur ka ngecë, jo për fajin e Kosovës, por për shkak të apetiteve territoriale të Serbisë ndaj Kosovës, për të cilat liderët e rinj të Kosovës me të drejtë nuk po lëshojnë pe”, ka thënë ai.

Po ashtu, ka treguar se pse janë emëruar ambasadorit Hill në Beograd dhe Hovenier në Kosovë nga SHBA-ja.

“Mu për këtë arsye SHBA si mike e shqiptarëve e në veçanti e Kosovës, kohet e fundit e lëshoi eskadrilën e vetë diplomatike në Ballkanin Perëndimor në krye me ndihmësin e sekretarit të shtetit Escobar, por edhe me emërimet e ambasadorëve të njohur me njoftime dhe dijeni për këtë rajon si janë emërimi i ambasadorit Hill në Beograd dhe Hovenier në Kosovë, për t`i dhënë impuls dhe shtytje të gjitha ngecjeve në Ballkanin perëndimor e sidomos situatës së brishte në Bosnje, por edhe me tepër rreth se brishtë ne Kosovë nën kërcënimet e vazhdueshme të Serbisë”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat