“SHBA-ja e njeh fytyrën e krimit të Serbisë” / Letra e kongresistëve amerikanë thirrje për Kosovën, ja si duhet të veprojë

Politika

“SHBA-ja e njeh fytyrën e krimit të Serbisë” / Letra e kongresistëve amerikanë thirrje për Kosovën, ja si duhet të veprojë

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 9 shkurt 2022 Në ora: 08:05
Foto ilustrim

Lobi serb në SHBA është aktivizuar si asnjëherë më parë. Serbia po bën të pamundurën që të afrohet me administratën amerikane të Joe Biden.

Së fundi, 16 kongresistë amerikanë i kanë shkruar letër presidentit amerikan Joe Biden, në favor të Serbisë.

Letrën e tyre e ka publikuar me krenari ambasadori serb në DC, Marko Gjuriq.

Në këtë letër ata i kanë shkruar presidentit Biden në favor të Serbisë, ani pse kjo e fundit njihet për luftëra të shkaktuara, gjenocid e spastrim etnik në Kosovë dhe në Ballkan.

Kjo ka bërë që ish deputeti i LDK-së, Faton Bislimi, t’i shkruajë letër 16 kongresistëve amerikanë që kanë shkruar letër në favor të Serbisë, për t’u treguar të vërtetën e zymtë për Serbinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat