Krasniqi: Opozita të jetë më aktive në kundërshtimin e shtrenjtimit të energjisë elektrike

Politika

Krasniqi: Opozita të jetë më aktive në kundërshtimin e shtrenjtimit të energjisë elektrike

Nga: A.Z Më: 9 shkurt 2022 Në ora: 12:13
Foto ilustrim

Kuvendi i Kosovës, pas mbledhjes së 40 nënshkrimeve ka nisur seancën e jashtëzakonshme lidhur me shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Analisti politik Islam Krasniqi, këtë veprim të deputetëve të opozitës, e quan të drejtë, madje ai thotë se edhe opozita duhet të jetë më aktive në këtë rast, sepse kjo gjë po na kushton të gjithëve.

“Është veprim i drejtë dhe i qëlluar, dhe ky shqetësim duhet të merret për bazë nga të gjithë, sepse kjo çështja e energjisë elektrike po e dëmton mirëqenien e qytetarit, po e rrezikon atë. Kuvendi i republikës së Kosovës po ashtu opozita duhet të jetë më aktive që qeverinë nga nxjerr apo ta zgjoj nga gjumi, sepse kjo kotje e qeverisë po na kushton të gjithëve, jo vetëm me rritjen e çmimit të energjisë elektrike, por edhe më rritjen e çdo çmimi. Nuk është arsyetim se lënda e parë është shtrenjtuar dhe edhe tek ne duhet të rritet çmimi, prodhimet vendore me çmim të dyfishuar, siç janë buka, qumështi, vaji, kafiteritë, frizeritë, diçka që nuk ka të bëj me lëndën e parë”, tha ai.

Më tej, ai potencoi se duke e pasur parasysh rritjen e çmimeve, pagat e vogla, si dhe 50% e popullatës të papunë, do të thotë se qeverisë i ka dalë nga kontroll mirëqenia e qytetarit.

“Opozita duhet të jetë më aktive, sepse nuk sjellë asnjë rezultat rritja ekonomike kur shtrenjtohen gjërat elementare, ajo mund të rezultojë vetëm me rrezikimin e mirëqenies së familjes apo popullit, rriten çmimet, pagat mbesin të njëjta, më shumë se 50% e popullit janë të pa punë, kjo na jep të kuptojmë se qeverisë i ka dalë nga kontrolli mirëqena e qytetarit dhe ajo që flitet në opinion do të ketë pasoja aftë gjatë. Andaj opozita duhet të jetë më aktive, sepse çdo veprim në interes të përgjithshëm mund t’i konvertohet në votë”, ka përfunduar Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat