“Hashim Thaçi e solli pavarësinë”/ Kundërpërgjigje Hisen Berishës: Kjo është skandaloze

Politika

“Hashim Thaçi e solli pavarësinë”/ Kundërpërgjigje Hisen Berishës: Kjo është skandaloze

Nga: P.R Më: 9 shkurt 2022 Në ora: 21:03
Hisen Berisha

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, dikur simpatizant i LDK-së, Hisen Berisha, gjatë fjalës së tij në Kuvend, i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti që ta mbyll dialogun me Serbinë, me marrëveshje.

Madje ai ka shkuar edhe më larg. Njeriun që akuzohet për vrasjen e anëtarëve të LDK-së dhe bashkëpunëtorëve të Ibrahim Rugovës, Berisha e ka cilësuar si njeriun që e solli pavarësinë e Kosovës.

“Mbylle problemin me Serbinë kryeministër ashtu siç e solli Hashim Thaçi pavarësinë, ndërto shkolla ose avancoje sistemin arsimor sepse pa një bazë të fortë arsimore nuk ka as edukim patriotik për ta dashur vendin. Bëj diçka të madhe kryeministër, që të mbetesh në memorien e historisë për vlera. Kryeministër, prej 2014 kur PDK nuk udhëheq më Qeverinë dhe stërkeqjes që i keni bërë ju si opozitarë, Kosova përparim nuk ka bërë më“, deklaroi Hisen Berisha.

E këtë deklaratë të Berishës po e quan skandaloze analisti politik, Faton Mehmeti.

Image
Faton Mehmeti

“E habitshme, për më tepër edhe skandaloze të thuash që Hashim Thaçi është njeriu që ia solli Kosovës pavarësinë. Një deklaratë e tillë nga një përson që e deklarohej se është më rugovist se Ibrahim Rugova shpërfaq hipokrizinë e atij personi”, thotë Mehmeti.

Sipas tij, Hisen Berisha duhet ta sqarojë a është rugovist apo thaçist.

“Fatkeqësisht ky njeri është Hisen Berisha, njeriu i betejës së Koshares me të cilën krenohemi të gjithë. Berisha duhet të sqarojë a është me rugovist se Rugova apo më thaçist se Thaçi, s’mund të jesh edhe rugovist edhe thaçist, janë antoagonizma”, shprehet Mehmeti për “Bota sot”.

Më tej, Mehmeti thekson se me Hashim Thacin, pavarësia nuk do të vinte kurrë.

“Me këtë deklaratë të tij, Hisen Berisha s’ka të drejtë morale të përmend më Rugovën, të cilën e amneston si arkitekt të pavarësisë, duke vendosur aty H, njeriun që gjithnjë ka qenë në shërbim të vetes së tij, shpesh edhe duke rrezikuar vendin. Sa për Hashimin, pavarësia as në ëndërr s’kishte ardh, Hisen Berisha me këto deklarata po bën që njerëzit të humbasin respektin për te duke bërë gafë të mëdha, e të cilat në esencë zhvlerësojnë atë që ai thoshte për Dr. Rugovën”, përfundon analisti politik, Faton Mehmeti për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat