Aksione policore dhe arrestime të “Jakave të bardha”/ Eksperti i sigurisë vjen me një kërkesë për Qeverinë Kurti!

Politika

Aksione policore dhe arrestime të “Jakave të bardha”/ Eksperti i sigurisë vjen me një kërkesë për Qeverinë Kurti!

Nga: N. Sh. Më: 10 shkurt 2022 Në ora: 22:54
Albin Kurti

Që nga ardhja e Qeverisë Kurti II, Policia e Kosovës, por edhe Dogana kanë kryer dhjetëra aksione në lokacione të ndryshme në Kosovë.

Pas këtyre aksioneve janë arrestuar shumë zyrtarë të institucioneve, por edhe biznesmen e qytetarë, për vepra të ndryshme penale.

Këto aksione të Policisë i ka komentuar eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava, i cili thotë se, janë shumë premtuese për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin si dhe për të ndaluar zhvatjen e shtetit që është kryer nga ‘jakat e bardha’.

Tërnava thotë se, me këto veprime Qeveria po dëshmton se më nuk ka kthim prapa.

“Nuk ka nevojë që Qeverisë, t’i bëhet presion që të vazhdojnë të dëshmohen edhe më shumë. Ndonëse lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar kërkon lëvizje e veprime serioze nga të gjitha institucionet ligj zbatuese dhe të gjithë mekanizmat e tjerë të shtetit, pa e përjashtuar as mbështetjen serioze nga Qeveria aktuale dhe Presidenca e shtetit dhe politika që po drejton vendin, gjë që deri më tani po tregohet se është duke mirëfunksionuar dhe vetëm duhet të inkurajohet ka mbështetje të opinionit publik për të vazhduar”, thotë Tërnava.

Ai thekson se, epoka e amnistimit të krimit e "jakës së bardhë" nën justifikimin e "mos-përzierjes në punë të njëri-tjetrit" duhet të merr  fund, sepse siguria dhe drejtësia për qytetarët garantohet vetëm atëherë kur të gjitha institucionet respektive janë në krye të detyrës siç e kërkon ligji.

Image
Hajrullah Tërnava

“Deri më tani, për dy dekada, shumë dëme të qëllimshme i janë bërë shoqërisë sonë nga mospuna, mosveprimi, fshehja prapa pozitave e privilegjeve, avokatia e tyre ndaj krimit dhe ikja nga përgjegjësia kushtetuese. Mjerisht se ka qenë e zakonshme deri më tash në vendin tonë që ajo çka do të ishte e papranueshme në një shtet normal, ligjor, të jetë përditshmëri në vendin tonë, lidhja e ngushtë dhe bashkëpunimi i drejtësisë me krimin duke ja bërë avokatinë mbrojtëse krimit te organizuar. Por kjo traditë duhet të ndërpritet dhe më nuk duhet lejuar që të jetë kështu, sepse populli kërkon rezultate dhe institucionet duhet të jenë në krye të detyrës, ashtu siç e kërkon ligji dhe kushtetuta, dhe populli njëherë e përgjithmonë duhet të mësohet me jetësimin e ligjeve të shtetit, ashtu që ky shtet të ju përngjajë shteteve ligjore që janë të avancuara në zbatimin  ligjeve dhe lehtësimin e jetës së tyre demokratike”, potencon ai.

Tërnava tutje shton se, sundimi i ligjit është ajo çka duhet ta karakterizon vazhdimin e kësaj qeverie me institucionet e reja të drejtësisë për çka e morri besimin duke e dhënë premtimin.

“Është kohë jo e gjatë për përvojat e qeverive që vijnë në pushtet që të pritet më shumë për efikasitetin e tyre, prandaj qeverisë në pushtet duhet t’i lejohet të punoj ashtu si e ka filluar, dhe për këta muaj çfarë ka ndërmarr kjo qeveri është për tu vlerësuar dhe lavdëruar, prandaj nuk ka nevojë t’i  bëhet akoma më shumë presion nga opinioni publik dhe mediet, Qeverisë së Kosovës, Ministrisë së Drejtësisë dhe asaj të Punëve të Brendshme. Të gjitha këto institucione duhet të jenë aktive në vazhdimësi për të mos i lënë të pushojnë, por që që t’i zgjojnë nga gjumi të gjitha nivelet e prokurorive të kapura nga krimi, nga ato Themelore, Prokuroria e shtetit dhe ajo Speciale për t’u vënë në hetime  aktive dhe gjueti të krimit të organizuar të lidhur me mafio politikën kriminale dhe grupet e interesit të mafio oligarkëve po ashtu të sajuar dhe të mbrojtur deri më tani nën ombrellën e politikës së inkriminuar”, thotë ai.

Sipas tij, nëse në të ardhmen Qeveria në pushtet e ndal aktivitetin e saj në luftimin e të këqijave të këtij vendi, atëherë do të duhej bërë presion nga opinioni publik dhe mediet që të riaktivizohen dhe të mos e amnistojnë krimin.

“Është e kuptueshme se tani në proces e sipër të kompletimit të Prokurorisë së shtetit me prokuror të rijnë, është duke u proceduar konkursi për 16 pozita të Prokurorit të shtetit në kuadër të prokurorive themelore, për të cilat pozita kanë konkurruar dhe janë duke u testuar 185 kandidat. Në çdo kohë duhen avancime dhe përparime brenda institucioneve të cilat e luftojnë krimin në përgjithësi, e sa i përket njerëzve kompetent të institucioneve shtetërore duhet t’i përcjellin avancimet e shërbimeve të shteteve më të zhvilluara dhe më të suksesshme të botës, t’i kopjojnë ato metoda dhe t’i jetësojnë në shtetin tonë, sepse vetëm në këtë mënyrë do të ecet në hap me kohën, dhe sukseset në luftimin e të këqijave nuk do të mungojnë, kështu që shumë shpejtë edhe shteti ynë mundë të bëhet  shembull për të mirë se si luftohen të këqijat në një shtet, për një jetë më të pastër dhe demokratike”, përfundon Hajrullah Tërnava.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat