Profesori nga Amerika zbulon goditjen që ia dha ambasadori Hovenier Serbisë, kur erdhi në Kosovë

Politika

Profesori nga Amerika zbulon goditjen që ia dha ambasadori Hovenier Serbisë, kur erdhi në Kosovë

Nga: A.M. Më: 11 shkurt 2022 Në ora: 15:18
Jeff Hovenier

Ka një muaj që ka filluar punën në Prishtinë.

Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier ka ardhur në Kosovë më 9 janar të këtij viti.

Profesori Binak Maxharraj në një prononcim për “Bota sot”, ka përmendur deklaratën e ambasadorit të SHBA-ve kur kishte ardhur në Kosovës, si dhe ka treguar se çfarë mesazhi ka përçuar ai.

Image
Binak Maxharraj

“Emërimi i ambasadorit Jeffrey Hovenier, një njohës i mire i situatës në Kosovë lënë të kuptohet si një mesazh i Presidentit Biden për Kosovën se ajo nuk është lenë e vetme. Bile ambasadori i ri Hovenier me rastin e arritjes në Kosovë, me rastin e dorëzimit te kredencialeve Presidentes Vjosa Osmani midis tjerash deklaroi: “Shtetet e Bashkuara janë partneri i palëkundshëm i Kosovës dhe kjo do të vazhdojë. Një përkushtim që dua të ndaj me ju, është përkushtim nga ambasada e Shteteve të Bashkuara; para se gjithash dhe mbi të gjitha ne jemi miqtë tuaj, ne jemi në anën tuaj, ne do të punojmë me ju, qeverinë tuaj, njerëzit tuaj, shoqërinë civile, qytetarët, për të çuar përpara përparësitë që përfshijnë promovimin e demokracisë, që përfshijnë mbështetjen e mëtejshme për zhvillimin e institucioneve të pavarura, gjyqësorit dhe sundimit të ligjit, që janë aq të rëndësishme sikurse janë përpjekjet tona të vazhdueshme globale për të luftuar korrupsionin dhe për të vendosur drejtësi dhe në këtë rast drejtësi për të gjithë qytetarët e Kosovës”, tha Hovenier duke nënvizuar se do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet e qeverisë së Kosovës për t'u afruar me institucionet evropiane dhe euroatlantike”, ka deklaruar profesori .

Gjithashtu, Maxharraj është shprehur se ambasadori Hovenier kishte “goditur” Serbinë për Asociacionin.

“Por në veçanti ambasadori lëshoi edhe goditjen më të madhe dhënë Serbisë kur theksoi se nuk do te këtë Asociacion një etnik, nuk do të këtë një shtet serb brenda Kosovës, nuk do te këtë Asociacion me kompetenca ekzekutive, por do te këtë Asociacion që nuk e godasin sovranitetin e Kosovës, do të ketë Asociacion vetëm brenda kornizave Kushtetuese dhe ligjeve te Kosovës në fuq”, ka cekur Maxharraj për Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat