Serbia vazhdon me kamuflimet ndaj Kosovës

Politika

Serbia vazhdon me kamuflimet ndaj Kosovës

Nga: A.M. Më: 12 shkurt 2022 Në ora: 15:02
Pikat kufitare me Serbine

Ditë më parë, Kosovën e vizitoi i dërguari special i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach.

Analisti politik, Gani Qarri, në një prononcim për “Bota sot”, ka folur për vizitën e Peach në Kosovës.

Ai ka thënë se i dërguari special i Mbretërisë së Bashkuar erdhi në kohën kur Kosova po provokohet nga Serbia, siç është rasti i fundit që ndodhi në pikën kufitare në Bërnjak.

“Në fakt vizita e përfaqësuesit britanik për Ballkanin Perëndimor, në Kosovë, po ndodhë pikërisht, vetëm pak dit pas provokimit të kriminelit Milan Radojçiq në pikën kufitare në Bërnjak, që ndanë Kosovën me Serbinë, i cili nuk iku fare. Siç u kamuflua vizita e tij në kufi, por duket se erdhi, u mor vesh me policët serb aty, se ai do të kthehej serish në Serbi, por ata duhet ta lejojnë futjen e një kamioni kontrabandë nga Serbia në Republikën e Kosovës, nën shoqërimin e pjesëtarëve të BIA-së së Serbisë, me vetura civile, pa tabela, që të mos mund ta ndalojë policia e Kosovës kamionin gjatë rrugës, për të arritur i pakontrolluar në cakun, ku e ka nisur Vuçiqi dhe Serbia, gjë që në fakt, ashtu edhe ndodhi!”, ka thënë Qarri për “Bota sot”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat