Mesazhet e emisarit britanik në Kosovë/Ja për çfarë u paralajmërua Serbia

Politika

Mesazhet e emisarit britanik në Kosovë/Ja për çfarë u paralajmërua Serbia

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 12 shkurt 2022 Në ora: 18:37
Albin Kurti dhe Stuart Peach

Javë të fundit, Kosova ka mirëpritur mysafirë të rëndësishëm, siç ishte vizita e të dërguarit të SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe ajo e të dërguarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Pas kësaj vizite, Kosovën e vizitoi edhe i dërguari special i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach.

Ai gjatë kësaj vizite zyrtare në Kosovë, ka zhvilluar takime me udhëheqësit shtetërorë.

Ashtu si Escobar dhe Lajçak të cilët kërkuan vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi, të njëtën kërkesë e pati edhe Peach.

I dërguari Special i Mbretërisë së Bashkuar ka shprehur gatishmërinë e tij në bashkëpunimin me autoritetet në Kosovë, si dhe mbështetjen për procesin e dialogut dhe ndaj partnerëve të BE dhe SHBA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat