Vuçiq i pashpresë para Kurtit – analisti flet për skenarin që pritet të ndodhë

Politika

Vuçiq i pashpresë para Kurtit – analisti flet për skenarin që pritet të ndodhë

Nga: M.H. Më: 12 shkurt 2022 Në ora: 19:43
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq, foto ilustrim nga "Bota sot"

Mosarritja e normalizimit të marrdhënieve Kosovë-Serbi ka arritur të mobilizoj edhe më shumë SHBA-të dhe BE-në.

Kështu të dërguarit special të SHBA-së dhe BE-së, Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak, kanë vizituar Kosovën më pas edhe Serbinë.

Bisedimet me liderët e Kosovën ishin shumë premtuese gjithashtu të qarta.

Mirëpo të vështira bisedat me të dërguarit special të SHBA dhe BE i ka cilësuar të vështira presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili nuk tregoi detaje më shumë.

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, felt analisti politik Gani Qarri i cili thotë që Vuçiq pas 10 vite ka filluar të kuptoj që nuk mund të vazhdoj si më parë.

Image
Gani Qarri

Kosova në asnjë mënyrë, nuk guxon të shkojë më në Bruksel, e pozicionuar në rolin e Nën Terezës, siç është mësuar tash e mbi dhjetë vite me radhë, krimineli Aleksandër Vuçiq, ngase ajo nuk e ka luksin as mundësitë, që ti shërojë sëmundjet e Serbisë për okupim të territoreve të huaje, e veçanërisht tokat shqiptare, të cilat siç dihet nga përvoja e gjatë me këtë shtet hegjemonist, Serbia i ka në listën e parë të prioriteteve për gllabërim”, u shpreh ai.

Më tej analisti shprehet se Vuçiq e ka parë që Kurti nuk do të lëshoj pe dhe ka filluar të deklarojë që mund të ketë bisedime.

Prandaj Vuçiq duke e parë se Albin Kurti është një arrë e fortë për tu thyer nga ai, ka filluar të deklarojë herë vet e herë përmes ministrave të shtetit të tij, si ministri i jashtëm Selakobiviq etj, se përderisa të jetë Kurti në pushtet, mund të mos ketë bisedime ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me shpresën se pas kthimit të PDK-së në pushtet, do të fillojnë sërish pazaret me tokat e Kosovës dhe realizohet falja e veriut të vendit tonë Serbisë hegjemoniste”, thotë analisti.

Vizita e Eskobarit dhe Lajçakut ia bëri të qartë Vuçiqit që nuk do të ketë korrigjim të kufijve

Nga ana tjetër, Qarri shprehet se vizita e Eskobarit dhe Lajçakut ia bëri me dije Vuçiqit që nuk do të ketë korrigjim të kufijve dhe se nuk do të lejohet as krijimi i një "Republike serbe" në Kosovë.

Ndërsa, duke qenë se Përfaqësuesi i lartë amerikan për Ballkanin Perëndimor Gabriel Eskobar dhe ndërmjetësuesi i BE-së në dialogun Kosovë -Serbi, Mirosllav Lajçak, për herë të parë që nga fillimi i dialogut Kosovë-Serbi, janë deklaruar prerë dhe më qartë se kurrë më parë, se nuk do të ketë ndarje as ndryshim të kufijve të Kosovës dhe nuk do të lejohet as krijimi i një "Republike serbe" në Kosovë, lidhur me vizitën e fundit të Escobarit dhe Lajçakut në Serbi, vet presidenti serb Vuçiq theksoi se me ta ka pasur një bisedë të vështirë, mbi përmbajtjen e të cilës tha se nuk mund të flasë në detaje.

Me këtë akt, Eskobar dhe Lajçak ua bën të ditur publikisht Ramë Bujës, Vlora Çitakut, Enver Hoxhajt dhe eksponentëve të tjerë të PDK-së, se janë të gabuar rëndë me deklaratat e tyre perfide, të cilët keqpërdorën arrdhjen e z. Eskobar dhe Lajçak-ut në Kosovë, për ti dalë në krah Serbisë, dy të parët, duke kërkuar ndarjen e Kosovës, ndërsa Hoxhaj krijimin e asociacionit kundër kushtetues një etnik serb, të cilët që të tre, pa fije turpi, dolën hapur në mbështetje të Serbisë dhe kundër qëndrimeve të SHBA-ve”, theksoi Qarri.

Deklaratat e z. Escobar dhe Mirosllav Lajçak, në Kosovë dhe Serbi, ishin paralajmërimi më i fuqishëm dhe vendimtar, nënvizon tutje ai.

Prandaj deklaratat e z. Escobar dhe Mirosllav Lajçak, në Kosovë dhe Serbi, ishin paralajmërimi më i fuqishëm dhe vendimtar, se tërësia territoriale dhe kufijtë aktual të Republikës së Kosovës do të ruhen dhe se tani e tutje bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të marrin kahe krejt tjetër dhe do të zhvillohen ndërmjet dy shteteve sovrane e të pavarura, të cilat duhet të çojnë në një marrëveshje gjithëpërfshirëse, që në qendër ka njohjen reciproke, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, u shpreh analisti.

Sipas Qarrit prokuroria e shtetit duhet të ndërmarr urgjentisht të gjitha masat e nevojshme ligjore dhe eksponentët e PDK-së Ramë Buja, Vlora Çitaku etj., të vendosen në bankën e të akuzuarve për tradhti dhe rrezikim të interesave të shtetit dhe popullit të Kosovës.

Kështu që Prokuroria e shtetit duhet të ndërmarr urgjentisht të gjitha masat e nevojshme ligjore dhe eksponentët e PDK-së Ramë Buja, Vlora Çitaku dhe Enver Hoxhaj, të vendosen në bankën e të akuzuarve për tradhti dhe rrezikim të interesave të shtetit dhe popullit të Kosovës, të cilët keqpërdorën paralajmërimin e vizitës së këtyre diplomatëve të lartë, për të kërkuar publikisht ndarjen e vendit dhe bosnjëzimin e Kosovës, për realizimin e marrëveshjeve të kundërligjshme të nënshkruara nga kuislingu Thaçi dhe renegati Isa Mustafa, në favor të Serbisë dhe në kundërshtim me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës”, u shpreh Qarri për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat