Kriza në Ukrainë dhe Rusi/Paralajmëron analisti nga Amerika – ja çfarë po përgatit Serbia!

Politika

Kriza në Ukrainë dhe Rusi/Paralajmëron analisti nga Amerika – ja çfarë po përgatit Serbia!

Nga: M.H. Më: 12 shkurt 2022 Në ora: 22:37
Një ushtar ukrainas në vijën e frontit në Avdiivka, në juglindje të Ukrainës, ku forcat ukrainase po luftojnë me separatistët e mbështetur nga Rusia. 8 janar 2022.

Kriza që ka kapluar Ukrainen nga shteti i Rusisë, ka mundësi të ndikoj edhe në Kosovë.

Pushtimi i Ukrainës nga Rusia mund të ndikonte në politikat e brendshme të disa vendeve të rajonit, duke përfshirë edhe proceset politike mes Kosovës dhe Serbisë.

Kështu tha ministri i Mbrojtjes në Shqipëri, Niko Peleshi në një intervistë për emisionin ‘Now’ në Euronews Albania ku sqaroi tha se vende si Serbia apo Bosnjë-Hercegovina mund të ndikoheshin në politikat e tyre të brendshme në rast të një pushtimi të mundshëm rus ndaj Ukrainës.

Mirëpo ai ndër të tjera ofroi ndihmë Kosovës duke u shprehur se do të jenë krah Kosovës për çdo gjë.

Kemi pika të nxehta si veriu i Kosovës dhe në vende të tjera ka faktorë të tërë që presin mjegullën për të vepruar. Shqipëria është e lidhur në një konflikt që mund të ndodhë në Kosovë, ne jemi krah tyre. Po flas për konflikte politike, për prishje të proceseve politike”, u shpreh Peleshi.

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur analisti nga Amerika, Binak Maxharraj, i cili u shpreh se Serbia mund të shfrytëzoj këtë situatë për të bërë ndonjë veprim në veri të Kosovës.

Image
Binak Maxharraj

Ndërsa në lidhje me deklaratën e ministrit Peleshi , ai thotë se për të ndihmuar Kosovën duhet të së pari të shkarkohet kryeministri Rama.

Ministri shqiptarë, Niko Peleshi, ka deklaruar se Shqipeëia do jetë në krah të Kosovës, nëse Serbia shkakton ndonjë ekses në veri. Por, për të ndodhë kjo ndihmë Shqipëria urgjentisht duhet të shkarkoj kryeministrin Edi Rama, sepse vëllazëria, kumaria e Ramës me Vuçiqin janë fortë të lidhura. Tensionet midis Rusisë dhe Ukrainës ka kohë që po e shqetësojnë opinionin, jo vetëm evropian, por edhe atë botëror. E gjithë bota i ka vesh e sy andaj duke e pritur më të keqën kur bishat sllave do ta sulmojn Ukrainën një shtet sovran e cila i ka përvetesuar vlerat perëndimore e jo ato sllave, bolshevike ku nuk njihet demokracia përveç dhunës”, u shpreh ai.

Më tej, analisti thotë se rreziku që ka kapluar Ukrainën është duke e shikuar edhe Serbia për të marr ndonjë shkas e bërë ndonjë rrëmujë në Kosovë.

Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës sovrane do të ndodhë kësaj jave, ka gjasa që kjo të ndodhë të mërkurën. Evropa, Amerika e sidomos NATO po e përcjellin situatën me vigjilencë të plotë, është në krah të Ukrainës. Është rrezik i madh që situata të eskaloj edhe në përmasa më të gjera. Këtë situatë me vëmendje të plotë po e përcjellë edhe aletatja e Rusisë, Serbia të cilën që sa vite Rusia po e armatosë, jo pa ndonjë shkas. Ajo në këtë vorbull lufte nëse situata vërtetë eskalon edhe jashtë rajonit konfliktuoz është duke përgatitë plane për ndonjë ekses edhe në Veriun e Kosovës ëndrren e vet shekullore”, tha analisti.

Në fund, profesori shton se Serbia në vazhdimsi shikon situatën në mënyrë që të shkaktoj ndonjë ekses në veri të Kosovës por që vendi është në kontroll të NATO-s.

Nuk e di se sa është e përgatitur Kosova nëse Serbia qëllimshëm shkakton ndonjë ekses në Veriun e Kosovës.Kërcënimi i saj është në vazhdimësi përmanente. Por ministri i Shqipërisë, Niko Peleshi deklaroi se nëse Serbia shkakton qëllimshëm ndonjë ekses në prani të NATO-s, Shqipëria do t’i dalë në ndihmë Kosovës. Por, për të ndodhë kjo Shqipëria më parë duhet të shkarkoj kryeministrin Edi Rama, sepse duke i parë raportet vëllazërore të tij me Aleksandër Vuçiqin qe sa vite është vështirë të besohet kjo. Kurse liderët e Kosovës duhet të jenë këto ditë në vigjilencë të plotë të përcjelljes së situatës midis Rusisë dhe Ukrainës por duke e përcjellë edhe lëvizjet e vazalit të saj, Serbisë”, përfundoi Maxharraj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat