“Veriu pika e nxehtë”/Si ndikon në Kosovë konflikti në Ukrainë dhe cili është qëllimi i Rusisë?!

Politika

“Veriu pika e nxehtë”/Si ndikon në Kosovë konflikti në Ukrainë dhe cili është qëllimi i Rusisë?!

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 13 shkurt 2022 Në ora: 11:19
Pamje nga Ukraina

Konflikti Ukrainë-Rusi është padyshim më i përfoluri në gjithë botën dhe interesimi është i madh se çfarë mund të ndodhë atje.

Madje, sipas mediave ndërkombëtare, pushtimi i Ukrainës nga Rusia mund të ndodhë nga mesi i javës së ardhshme.

E kjo çështje padyshim që diskutohet edhe në Kosovë e Shqipëri dhe se sa mund të ndikojë konflikti atje në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në shtetet shqiptare.

Ministri i Mbrojtjes në Shqipëri, Niko Peleshi, vlerëson se pushtimi i Ukrainës nga Rusia do të mund të ndikonte në politikat e brendshme të disa vendeve të rajonit, duke përfshirë edhe dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, vende si Serbia apo Bosnjë-Hercegovina mund të ndikoheshin në politikat e tyre të brendshme në rast të një pushtimi të mundshëm rus ndaj Ukrainës, derisa përmendi çështje të nxehta dhe ende të hapura në Ballkan siç është veriu i Kosovës dhe dialogu Kosovë-Serbi.

“Nuk dua ta mendoj si përplasje të ushtrive dhe pozicionim të shteteve, por e kam fjalën për përshkallëzim të situatës, ndikim të situatës së politikës së brendshme në vende si Serbia që janë të ndikuara nga Rusia. Kemi pika të nxehta si veriu i Kosovës dhe në vende të tjera ka faktorë të tërë që presin mjegullën për të vepruar. Shqipëria është e lidhur në një konflikt që mund të ndodhë në Kosovë, ne jemi krah tyre. Po flas për konflikte politike, për prishje të proceseve politike. Kemi dialogun në Kosovë, Ballkanin e Hapur, por të gjitha këto në ndikimin e një konflikti të tillë nuk mund të kenë progres, por vetëm regres”, u shpreh ministri Peleshi.

Por, sa është e mundur të ndodhë një gjë e tillë?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat