Tensionet Rusi-Ukrainë/ Ky është veprimi që e ndërmori SHBA-ja në Shqipëri

Politika

Tensionet Rusi-Ukrainë/ Ky është veprimi që e ndërmori SHBA-ja në Shqipëri

Nga: A.M. Më: 13 shkurt 2022 Në ora: 15:25
Ushtria amerikane

Situata mes Rusisë dhe Ukrainës sa vazhdon të tensionohet. Siç po raportohet nëpër media ndërkombëtare, këtë dy shtete janë në prag të luftës.

Ndërkaq, në anën tjetër edhe në Ballkan nuk është situata edhe aq e qetë. Pasi që Serbia vazhdon të sulmojë në mënyra të ndryshe Kosovën.

Profesori, Binak Mxharraj në një prononcim për “Bota sot” ka  përmendur deklaratën e Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, i cili ka thënë se Kosova dhe Shqipëria, janë pro Ukrainës.

“Duke iu referuar situatës rreth Ukrainës, ku Rusia po e kërcënon me mbi 140 mijë trupa dhe armatim modern të sofistikuar që e ka rrethuar gati nga të gjitha anët, vlen të theksohet edhe deklarata e Ambasadorit Hovenier kur e bëri qëndrimi  e SHBA, duke e shpallur aleancën  SHBA-Kosovë në favor të Ukrainës. Kjo do të thotë se jo vetëm Kosova, por edhe Shqipëria, veç janë rreshtuar në përkrahjen e fuqishme të SHBA-ve  rreth Ukrainës. Kjo do të thotë se edhe Shqipëri dhe Kosova duhet të marrin pjesë, si me njerëz dhe armatim në ndonjë ngatërresë lufte midis Perëndimit dhe Lindjes, sepse këtu janë interesat strategjike edhe të Rusisë, për t`iu treguar se është dikush, por edhe të SHBA për t`i mbrojt aleatet e tij strategjikë, që nga Lituania e deri në Maqedoni, ku tanimë janë anëtar të NATO-s”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Po ashtu, ai ka shtuar se SHBA-ja ka vendosur në Shqipëri  një forcë strategjike Shtabin e Forcave Speciale të SHBA dhe se ky shtab mund t`i përgjigjet kërcënimeve të Serbisë.

“Mu për këtë shkak, SHBA kohet e fundit vendosi në Shqipëri, pra në vendin strategjik një forcë strategjike Shtabin e Forcave Speciale të SHBA(SOCEUR). Ky fakt i vendosjes së selisë në Shqipëri ka një rëndësi të jashtëzakonshme për sigurinë kombëtare dhe të dy shteteve shqiptare. Si dhe të një bashkëveprimi esencial të dy shteteve shqiptare me aleatin e madh e jetik të shqiptarëve me SHBA-në, si dhe më gjerë me NATO-n. Kjo tregon se SHBA-ja e vlerësojnë Shqipërinë, por edhe Kosovën, si aleat besnik të NATO-s. Ky shtab i SHBA-ve do t`iu jep përgjigje së bashku me NATO-në edhe të gjitha kërcënimeve të Serbisë, të cila besoj se pos kërcënimeve boshe, Serbia nuk ka kaçik të sulmoj Kosovën”, ka deklaruar Maxharraj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat