Qëllimet tinëzare të Rusisë së Putinit, ky është plani për dobësimin e NATO-s – synon kontrollin mbi Ballkanin!

Politika

Qëllimet tinëzare të Rusisë së Putinit, ky është plani për dobësimin e NATO-s – synon kontrollin mbi Ballkanin!

Nga: A.M. Më: 13 shkurt 2022 Në ora: 19:50
Presidenti Joe Biden dhe Vladimir Putini, foto ilustrim nga "Bota sot"

Paralajmërimi i Rusisë për pushtimin e Ukrainës ka ngjallur reagime dhe shqetësime në mbarë botën. 

Kjo gjë, po kundërshtohet nga shtetet më të fuqishme botërore, përfshirë edhe Amerikën. 

Një sulm i mundshëm i Rusisë, po thuhet se mund të nxis edhe Serbinë të reagojë ndaj Kosovës. 

Opinionisti Dedë Preqi në një prononcim për gazetën “Bota sot” përmendi krimet dhe gjenocidet e shtetit serb mbi shqiptarët e Kosovës. 

Ai tha se të gjitha krimet serbe janë të lidhura me një program të veçantë. 

Image
Opinionisti Dedë Preqi

“Kriminaliteti i Serbisë, ndaj popullit shqiptarë në Kosovë, përbënë një histori të një ndjesie të thellë dhe të dhimbshme njerëzore, që janë të lidhura me një program të veçantë ndaj kësaj kategorie njerëzore, nëse i marrim konsideratë faktet dhe dëshmitë e shumta që lidhen me ngjarjet e kësaj lufte më të fëlliqtë njerëzore në glob, nga logjika e veprës më makabre dhe më ç ‘njerëzore, kur përveç masakrave, dyndjeve dhe plaçkitjeve të këtij vendi, dhunohen dhe përdhunohen edhe dhjetëra e mijëra femra shqiptare”, deklaro ai. 

Bazuar në këtë, Preqi potencoi se Amerika është kundër luftës dhe atë e karakterizon paqja dhe demokracia, prandaj nuk do lejojë që shteti serb të bëjë një gjë të tillë, ku dihen edhe qëndrimet e saj për pushtimin e Rusisë ndaj Ukrainë.
 

“Prandaj, Amerika dhe gjitha shtetet demokratike të botës, të cilat kanë një pikë të përbashkët që i lidh demokracia dhe liria e botës së njerëzve të lirë dhe liberal të kësaj bote, përmes të cilave njeriu e kupton se duhet të jetë i lirë në këtë botë dhe fiton një bindje se energjitë e zbuluara të kësaj bote, janë të lidhura ngushtë me një linje të tillë, po ashtu e dhe SHBA-të, sikur edhe aleatët e saj, janë të lidhura ngushtë në mes vete, çfarë do që të ndodh, edhe në ketë kohën e fundit, kur Rusia e njëjtë fashiste, pretendon ta pushtojë Ukrainën”, theksoi opinionisti. 

Më tej, ai u shpreh se Rusia me Putinin po tentojnë ta dobësojnë NATO-n, me qëllim të dominimit të Ballkanit, ku me këtë rast do të fitonte Serbia.

“Kurrsesi nuk duhet ta mbajmë një qëndrim të tillë, sepse kjo ide e ka gënjyer vetveten, sikur Rusia që e ka përfillur një qëndrim të tillë me pushtimin e Ukrainës, pikërisht me dhelpërinë e Rusisë dhe Putinit, për të arritë qëllime të dyfishta, për ta dobësuar NATO-n, dhe plotësimin e ambicieve të saj, që të dominojë përsëri në ato vende që i ka humbur, njëkohësisht të kontrollojë dhe  të dominojë edhe në Ballkan, ne këtë rast që do të përfitonte edhe Serbia”, nënvizoi Preqi. 

Ndër të tjera, opinionisti kërkoi që udhëheqësit e Kosovës të veprojnë në mënyrë të organizuar  dhe paqësore. 

Po ashtu, ai tha se Kosova duhet të jetë e gatshme dhe e aftë t’i përballojë provokimet e armikut të vjetër (Serbisë) dhe këto provokime t’i marrë si nxitje për forcimin dhe ndërtimin e shtetit tonë. 

“Kosova dhe lidershipi i saj, duhet të veprojë e organizuar dhe e bashkuar, energjia e secilës do ta kishte një karakter më të fuqishëm dhe një vetëdije të ndërgjegjësuar me një vullnet që përcakton qëllimet e saj, dhe një aftësi që zotëron dhe aftëson forcën për të arritur qëllimet e veta, që ndër të gjitha mbështetet në objektivitetin e paqësores dhe realitetin e gjërave, që përcaktojnë kushtet dhe marrëdhëniet e mira dhe të ndërsjella në mes popujve. 

Nga ana tjetër jep domethënie se, kundërshtarët i kemi fqinjë dhe armiq të vjetër, por duhet të jemi të aftë që të përballojmë çdo sakrificë dhe forma të llojeve të tilla, si një zingjirë që nuk po dobësohet, por po përforcohet dhe që po e hasin në kontekstet e përditshme dhe rrugët e jetës, duke e penguar të ardhmen e shtetit dhe popullit tonë, por kjo do të ishte përtej qëllimit, që të paraqesim një optimizëm, që rreth natyrës së këtij imazhi, si një hapësirë e tillë, të mos depërtojmë për të ndërtuar të ardhmen tone”, shpjegoi ai. 

Krejt në fund, Preqi tha se pavarësisht propagandave serbe dhe kërcënimeve të saj, Amerika çdoherë do ta mbështet Kosovën, pasi amerikanët e dijn mjaftë mirë se kush është Serbia! 

“Dhe ajo që do ta vërteton gravitetin dhe historinë e popullit tonë, dhe që do ta kthejë gjithherë historinë e verbër në një histori të vërtetë dhe të rëndësishme, është dhe do të jetë përgjithmonë populli amerikan dhe SHBA-të, i cili do ta kuptojë më mirë se çdo popull në botë historinë dhe jetën e këtij populli, duke kuptuar edhe gënjeshtrat dhe historinë kriminale serbe, në një mënyrë duke e kuptuar diplomacinë dhe heroizmat e saj të rremë, duke lobuar që ta mashtrojë botën, njëkohësisht edhe SHBA-të, mbase do të kishim shumë të thoshim se edhe ky shtet dhe ky popull ka njohuri të mjaftueshme të dijë se kush është Serbia”, përfundoi Dedë Preqi për “Bota sot”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat