Analisti e paralajmëron Serbinë – ja çfarë pritet të ndodhë

Politika

Analisti e paralajmëron Serbinë – ja çfarë pritet të ndodhë

Nga: M.H. Më: 14 shkurt 2022 Në ora: 16:32
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq, foto ilustrim nga "Bota sot"

Asociacioni i komunave serbe mbetët një ndër temat më të diskutuara në dialogun Kosovë-Serbi.

Themelimi i Asociacionit është paraparë me Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013, të arritur mes Kosovës dhe Serbisë.

Mirëpo të prerë në qëndrimet e tyre mbetën presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti.

Të dy nuk pranojnë një marrëveshje të tillë, këtë e theksoi përsëri presidentja Osmani duke u shprehur se nuk do të ketë Asociacion në Kosovë.

Asociacioni ashtu siç është paraparë në marrëveshjen e Brukselit ka qenë ndër dokumentet më të dëmshme sa i përket sovranitetit dhe funksionalitetit të brendshëm të Kosovës.

Por, ishte mirë që Gjykata Kushtetuese e ndaloi si të tillë, por dëmi akoma vazhdon sepse në disa raste ka ende njerëz në BE që kërkojnë që ajo të aplikohet ashtu siç është nënshkruar në Bruksel”, u shpreh presidentja Osmani.

Në lidhje me këtë temë në një bashkëbisedim me “Bota sot”, profesori Sulejman Mehazi, thotë që deklarata e presidentes Osmani është vazhdimësi e deklaratës së Escobarit, që nuk do të ketë asociacion në Kosovë.

Image
Sulejman Mehazi

“Deklarata e presidentes së Kosovëa, Vjosa Osmanit: "se nuk do ketë asociacione siç do dhe kërkon Serbia" është shumë e qartë e decidive se brenda Kosovës nuk do të ketë asfarë dëshirash të Republikës Serbe, asnjë pushtet të kompetencave ekzekutive serbe në Kosovë dhe se të kota janë përpjekjet e presidentit të Serbisë, Vuçiqit për një mini-republikë serbe në Kosovë, po ashtu vërehet se deklarata e presidentes Vjosa Osmani është vazhdimësi e deklaratës së Escobarit të SHBA-ve, se nuk do të ketë asociacione sipas qejfeve serbe. Po sipas moduseve politike brenda kushtetutës së Republikës së Kosovë dhe se të drejtat e pakicave të serbëve do të varen nga Kushtetuta e Kosovës e jo nga qeveria e kushtetuta serbe”, theksoi ai.

Escobar, ka ndryshuar rrjedhën dhe kahen e dialogut në të mirë të Kosovës e në disfavor të Serbisë, shtoi profesori.

Jo vetëm presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, por edhe presidenti i Serbisë, Vuçiq së bashku me qeverinë serbe e vërejnë se pjesëmarrja e të dërguarit amerikan, Escobar, ka ndryshuar rrjedhën dhe kahen e dialogut në të mirë të Kosovës e në disfavor të Serbisë, kjo u pa edhe gjatë vizitës së z. Escobarit në Kosovë ku deklaroi, se, assesi nuk do lejojmë një republikë të dytë serbe në Kosovë dhe se sovraniteti i Kosovës duhet të ruhet, për çudi, me deklaratën e emisarit amerikan, Escobar, u pajtua edhe përfaqësuesi i BE-së, Lajçak”, potencoi profesori.

Kriza në Ukrainë ka ndikuar në Kosovë

Nga ana tjetër Mehazi thotë se kriza që e ka përfshirë Ukrainën ka ndikuar në Kosovë dhe kanë bërë që SHBA-të dhe BE-ja të shohin nëse Serbia dëshiron të ndikoj në Kosovë, duke shfrytëzuar këtë situatë.

Ngjarjet luftënxitëse ruse ndaj Ukrainës kanë ndikuar edhe në Kosovë, frika e SHBA-së dhe BE-së ndaj ndikimeve ruse me anë të Serbisë në Ballkan kanë zvogëluar ambiciet e Vuçiqit në Kosovë. Sa më shumë që komplikohet situata ruse-ukrainase aq më shumë SHBA-ja, BE-ja vrapojnë për të zgjidhur dialogun e stërzgjatur të Serbisë me Kosovën. Nuk është e rastësishme që përveç SHBA-së e BE-së është kyçur edhe Mbretëria e Bashkuar me rastin e dialogut Kosovë-Serbi”, thotë profesori.

Në fund ai shton se shumë situata kanë sjellur që Osmani të jetë e prerë dhe e qartë ndaj kërkesave të Serbisë.

Serbisë po i ngushtohet rrethi ndaj kërkesave të asociacioneve serbe, një, nga SHBA-Escobar, dy, nga BE-Lajçak, tre, nga Mbretëria e Bashkuar, Sir Stuart Peach, dhe katër, nga presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurtit, plus, situata e rrezikshme gjeostrategjike e Rusisë me Ukrainën, ka bërë që zonja Osmani të jetë më e prerë, më e qartë e principiele kundër kërkesave për asociacion me kompetenca ekzekutive në Kosovë, të gjitha këto forca të bashkuara amerikane, evropiane e të Mbretërisë së Bashkuar tok, do ta detyrojnë Vuçiqin, të lëshojë pe ndaj kërkesës për asociacion serb në Kosovë”, përfundoi Mehazi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat