Analisti flet për letrën e Biden ndaj Vuçiqit – ky ishte mesazhi për presidentin e Serbisë

Politika

Analisti flet për letrën e Biden ndaj Vuçiqit – ky ishte mesazhi për presidentin e Serbisë

Nga: M.H. Më: 15 shkurt 2022 Në ora: 09:15
Joe Biden dhe Aleksandër Vuçiq

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden ditë më parë i ka shkruar letër presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Këtë letër Biden e dërgoi me rastin e Ditës së Shtetësisë së Serbisë – 15 shkurt.

Në letrën dërguar Vuçiq, Biden i kërkon që ta njoh Kosovën si shtet të pavarur dhe demokratik.

Duke pasur parasysh 140 vitet e partneritetit midis dy vendeve tona, SHBA-ja mbetet e përkushtuar për avancimin e bashkëpunimit ekonomik, stabilitetit rajonal dhe vlerat demokratike. Ne mbetemi të palëkundur në mbështetjen e qëllimit të Serbisë për integrimin evropian dhe ju inkurajojmë të vazhdoni të ndërmerrni hapa të vështirë për të arritur atë qëllim, përfshirë reformat e nevojshme dhe arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të normalizimit me Kosovën, e cila është fokusuar në njohjen reciproke“, tha Biden në letrën drejtuar Vuçiqit.

Në lidhje me këtë temë analisti politik, Florim Zeqa, në një bashkëbisedim me “Bota sot”, u shpreh se presidenti Biden ua rikujtoi Serbisë që nuk mund të anëtarësohet në BE nëse nuk rregullon raportet me Kosovën.

Image
Florim Zeqa

Siç dihet, me rastin e ditës së shtetit të Serbisë, Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden i ka dërguar letër presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ku përveq urimeve, ndër të tjera i përmendi edhe njohjen e Kosovës. Biden në letrën dërguar Vuçiqit dhe Serbisë, ua rikujton se rruga europiane, përkatësisht anëtarësimi i saj në BE varet varet nga progresi drejt normalizimit të plotë të raporteve me Republikën e Kosovës, raporte të cilat Biden e përsëritë se duhet të bazohen në njohje reciproke”, theksoi ai.

Nga letra e Bidenit dërguar presidentit serb, kuptohet qartë mesazhi i politikës amerikane, se dialogu i filluar në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë 11 vite më parë duhet të përfundojë sa më parë dhe atë me njohje reciproke, shton analisti.

Mesazhet që Biden i përçon Vuçiqit përmes kësaj letre janë të qarta dhe të pandryshuara nga politika amerikane. Këto janë dëshmuar edhe nga Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i cili i kujtoi Serbisë dhe të tjerëve në rajon se, Kosova shtet i pavarur dhe sovran është një realitet i pakthyeshëm. Nga letra e Bidenit dërguar presidentit serb, kuptohet qartë mesazhi i politikës amerikane, se dialogu i filluar në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë 11 vite më parë duhet të përfundojë sa më parë dhe atë me njohje reciproke”, potencoi Zeqa.

Cili është dallimi në mes Europianëve dhe Amerikanëve?

Nga ana tjetër analisti tregon dallimin që ka Evropa me SHBA , e që sipas tij qëndron në faktin që kjo e fundit i mbanë premtimet e dhëna dhe zbaton çdo marrëveshje.

Dallimi në mes Europianëve dhe Amerikanëve qëndron në faktin se këta të fundit, fjalës së dhënë dhe premtimeve u qëndrojnë pas dhe nuk lëkundën për asnjë milimetër. Kështu ka ndodhur me bombardimet kundër Serbisë në vitin 1999, ka ndodhur me njohjen e Kosovës shtet i pavarur e sovran më 17 shkurt 2008 dhe kështu do të ndodhë edhe me zbatimin e marrëveshjeve të arritura në shtëpinë ovale në uashington më 4 shtator 2020.

I pëlqeu dikujt apo jo, marrëveshjet e arritura në Uashington mes Kosovës dhe Serbisë në shtatorin e vitit 2020 janë të obligime që duhet zbatuar në përpikmëri nga të dyja palët”, potencoi analisti.

Ndërsa sipas tij Asociacioni i komunave serbe në veri mbetët një temë delikate por që as në këtë pikë Kosova nuk ka presion nga SHBA-të.

Megjithatë çështja më e diskutueshme dhe më e nxehtë mbetet Asociacioni i komunave serbe në veri të vendit. Por edhe në këtë pikë, Kosova nuk e ka asnjë lloj presioni nga SHBA-të, përkundrazi mbetet në dorën e saj gjetja e zgjidhjes më optimale për zbatimin e marrëveshjes së nënshkruar në Bruksel për Asociacionin”, u shpreh ai.

Në fund, analisti thotë se Kosova duhet të përgatitet për pranimin e marrëveshjes përfundimtare e cila nuk do të jetë aspak e lehtë, por do të jetë e domosdoshme.

Nuk duhet harruar faktin se, sikurse çdo dialog tjetër ndërshtetëror, edhe ky i yni me Serbinë i ka kushtëzimet e ndërsjella, i cili vështirë që mund të përfundojë pa kompromis. E kompromisi s’është gjë tjetër, vetëm se një lëshim pe dhe zgjidhje dhimbshme. Andaj, edhe Kosova duhet të përgatitet për pranimin e marrëveshjes përfundimtare e cila nuk do të jetë aspak e lehtë, por do të jetë e domosdoshme për ruajtjen e arritjes shekullore, Republikës e Kosovës”, përfundoi Zeqa për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat