“Putin i ka dhe i njeh kufijtë e tij”/ Duhanaj: Po të mos ndodhte kjo gjë Ukrainën sot do ta kishim të pushtuar

Politika

“Putin i ka dhe i njeh kufijtë e tij”/ Duhanaj: Po të mos ndodhte kjo gjë Ukrainën sot do ta kishim të pushtuar

Nga: A.Z Më: 15 shkurt 2022 Në ora: 15:10
Vladimir Putin

Rusia ka grumbulluar më shumë se 100 mijë trupa pranë kufirit të Ukrainës në javët e fundit.

Kështu kanë vlerësuar edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke shtuar dyshimet se një pushtim i mundshëm mund të nisë shpejt.

Lidhur me këtë, analisti Leon Duhanaj, në një prononcim për “Bota sot”, ka potencuar se lufta mes Rusisë dhe Ukrainës ka gjasa të bëhet realitet, sepse Rusia me politikë e saj kërcënuese në shumë raste ka korrur suksese.

Image
Leon Duhanaj

“Përshkallëzimi i konfliktin në luftë mes Rusisë dhe Ukrainës, tashmë ka gjasë të bëhet realitet. Rusia si shtet agresor, është duke sfiduar jo vetëm Ukrainën, por edhe Evropë dhe paqen dhe rendin demokratik botëror. Për mendimin tim, modeli i politikës agresive, kërcënuese qoftë edhe përmes blof kërcënimeve, është model të cilin Rusia e ka shfrytëzuar historikisht, por dhe në shumë raste ka korrur sukses me të. Megjithatë ka raste kur Rusia përballë kërcënimeve të sajë, ka hasur në kundër kërcënim të vendosur dhe si pasoj ka lëshua për, ose ka ulur kokën”, tha ai.

Tutje shtoi se Rusia edhe në luftën e Kosovës bëri përpjekje për shpërndarjen e trupave disversante, por që me ndërhyrjen e Amerikës nuk e arritën qëllimin.

Sipas Duhanajt, këtë herë kërcënimi është më serioz, madje shkon përtej Ukrainës.

“Një rast i tillë kishte ndodhur në luftën e Kosovës, kur Rusia përpos kërcënimeve kishte nisur një kuazi përpjekje të shpërndarë trupat diversantë në Kosovë, por që pas kërcënimit amerikan se të njëjtin do të sulmohen në ajër dhe nuk do ta mbërrijnë Kosovën fare, ndikoj në tërheqjen e tyre. Tani në Rusia e Ukrainës, Rusia e ka provuar agresionin Krime , Oseti duke shfrytëzuar diversitetin, antagonizmat dhe mungesën unitetit dhe vendossmërisë së perëndimit për të pushtuar pjesë të Ukrainës përmes satelitëve separatist rus. Kësaj radhe, kërcënimi është shumë me i madh dhe serioz, i cili shkon përtej Ukrainës”, shtoi ai.

Më tej u shpreh se Rusia mund të tërhiqet vetëm nëse bota demokratike u përgjigjet e vendosur.

Megjithatë, sipas Duahnaj, Putin është i vetëdijshëm se në rast të ndonjë lufte do të ketë humbës nga të dyja an dyja anët.

“Këtë këtij kërcënimi, bota demokratike po i përgjigjet goxha e vendosur dhe nëse arrijnë të qëndrojnë unik në qëndrime, mund të ndodhë që Rusia të tërhiqet pa e sulmuar askënd. Rusia ka kapacitete ushtarake për ta pushtuar Ukrainën, por nuk besoj që do të mund t'ia dilte pa sfida të mëdha e ndoshta edhe duke hasur në vështirësi që do t'ia humbte fytyrën. Një kërcënim bërthamor rus është çdoherë evident, por që edhe Rusët, përkatësisht, Putin është i vetëdijshëm, se në një rast të tillë, nuk do të kishte fitues por humbës në të dyja anët. Në ketë kontekst, Ruset synojnë ta masin vendosmërinë e perëndimit dhe bazuar mbi ketë matshmëri edhe do të reagojnë. Po të mos kishte qenë reagimi perëndimorë, Ukrainën sot do ta kishim të pushtuar, në këtë kontekst, mendoj që edhe Putin i ka dhe njeh kufijtë e tij dhe e di se një luftë kundër perëndimit, nuk mund të fitoj”, ka përfunduar Leon Duhanaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat