Mehmeti: Kosova nuk ka luks të rris paga për ata që edhe ashtu i kanë pagat e larta

Politika

Mehmeti: Kosova nuk ka luks të rris paga për ata që edhe ashtu i kanë pagat e larta

Nga: A.Z Më: 15 shkurt 2022 Në ora: 20:16
Foto ilustrim

Kryetarët e komunave duhet të paguhen sa deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe ministrat. Kjo është kërkesa e Asociacionit të Komunave të Kosovës që vlerëson se krye-komunarët duhet të vlerësohen për angazhimin e tyre.

Po ashtu, kërkesë për rritjen e pagës ka edhe për asamblistët.

Lidhur me këtë, analisti Faton Mehmeti, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se nuk është e drejtë që pagat e asambleistëve dhe të kryetarëve të komunave të jenë aq sa pagat e ministrave, sepse sipas tij, ata kanë edhe nga një punë tjetër.

Image
Faton Mehmeti

Sipas Mehmetit, pagat duhet të ju rriten mjekëve, policëve dhe mësuesve.

“Nevojat për ngritje të pagave ka nga të gjithë, kjo edhe për shkak të rritjes së çmimeve të të gjitha llojeve. Mirëpo, nuk më duket e drejtë që kryetarët e komunave kërkojnë pagat sa ministrat, me faktin se ministrat kanë përgjegjësi më të madhe dhe janë pozita më të larta dhe me peshë më të madhe, pa dashur këtu të nënvlerësoj punën e askujt.

Për më tepër asambleistët kanë edhe nga një punë tjetër. Janë mësuesit, mjekët, policët etj që duhet të kenë paga më të larta, pasi janë rritur çmimet e ushqimit dhe të tjerave. Kosova nuk ka luks të rris paga për ata që edhe ashtu i kanë pagat e larta, fokusi të jetë te shtresat tjera që kanë paga më të ulëta dhe përbëjnë shumicën e shoqërisë së punësuar”, ka theksuar Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat