Ukraina në prag lufte/ Kërkohen veprime urgjente të Kosovës: Të vendoset FSK-ja në kufirin me Serbinë!

Politika

Ukraina në prag lufte/ Kërkohen veprime urgjente të Kosovës: Të vendoset FSK-ja në kufirin me Serbinë!

Arife Morina Nga Arife Morina Më 15 shkurt 2022 Në ora: 20:53
Ushtari ukrainas

Situata në kufijtë Rusi-Ukrainë çdo ditë e më shumë po tensionohet.

Paralajmërimet për shpërthimin e një lufte të madhe, kanë bërë që shumë shtete të botës t’iu bëjnë thirrje shtetasve të tyre të largohen nga Ukraina, përfshirë këtu edhe Kosovën dhe Shqipërinë.

Kjo situatë kaotike ka ngritur pikëpyetje për mundësinë e veprimeve tinëzare dhe provokuese të Serbisë në Kosovë.

Kësisoj, vazhdimisht po bëhet thirrje për kujdes dhe parapërgatitje për një gjë të tillë.

Edhe pse, dihet se Amerika si një aleate e fuqishme e vendit tonë nuk do të toleronte një kërcënim të radhës nga shteti serb.

Prandaj, po kërkohet që në veri të Kosovës të rritet numri i ushtarëve të huaj, të vendoset një kontingjent i forcave speciale të Shqipërisë, si dhe 2-3 kontingjente me të gjitha llojet e armatimit bashkëkohor, të stacionohen përgjatë gjithë shtrirjes së kufirit me Serbinë.

Shala: Kosova të nënshkruaj marrëveshje mbrojtëse me Kroacinë, Shqipërinë, Turqinë dhe Amerikën

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat