Dy thirrje të fuqishme amerikane për njohjen e Kosovës / Analistët tregojnë si duhet të veprojë Serbia

Politika

Dy thirrje të fuqishme amerikane për njohjen e Kosovës / Analistët tregojnë si duhet të veprojë Serbia

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 16 shkurt 2022 Në ora: 08:01
Sekretari amerikan i shtetit, Anthony Blinken

Ditë më parë presidenti amerikan, Joe Biden i ka shkruar letër presidentit serb, Aleksandër Vuçiq për Ditën e Shtetësisë, përmes së cilës i ka kërkuar njohjen e Kosovës.

Pak ditë pas kësaj letre, me të njëjtën kërkesë Vuçiqit i është drejtuar edhe sekretari amerikan i shtetit, Anthony Blinken.

Ai i ka kërkuar arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Kosovën.

Ne jemi të përkushtuar të mbështesim synimin e Serbisë për integrimin evropian dhe inkurajojmë normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve të përqendruara në njohjen reciproke me Kosovën, e cila do të nxisë siguri dhe stabilitet më të madh në rajon”, ka shkruar ndër të tjera Blinken.

Një kërkesë të njëjtë Serbisë ia ka parashtruar edhe presidenti amerikan, Joe Biden, ditë më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat