“Serbia e njeh vetëm gjuhën e forcës”/Zbulohet arsyeja pse Vuçiq mund ta njoh Kosovën

Politika

“Serbia e njeh vetëm gjuhën e forcës”/Zbulohet arsyeja pse Vuçiq mund ta njoh Kosovën

Nga: G.B Më: 16 shkurt 2022 Në ora: 08:59
Joe Biden dhe Anthony Blinken

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken i ka kërkuar Serbisë njohjen e Kosovës.

Kjo përmes një letre të dërguar dje për presidentin Vuçiq, me rastin e Ditës së Shtetësisë.

Kjo thirrje e tij vjen pak ditë pas letrës për të njëjtën arsye nga presidenti amerikan, Joe Biden, i cili pati të njëjtën kërkesë për Serbinë, njohjen e Kosovës.

Për këtë të fundit Serbia vazhdimisht është deklaruar kundër dhe se nuk do ta bëjnë një gjë të tillë.

Por, sa ka mundësi që kjo të ndodh derisa kemi thirrje të fuqishme nga Amerika?

Image
Tomë Gashi

Lidhur me këtë, avokati Tomë Gashi ka thënë se Amerika dhe Biden e dinë se kush është Vuçiq dhe e dinë se Serbia e njeh vetëm gjuhën e forcës, andaj dhe e kanë bombarduar me 1999.

“Amerika e di se kush është Vuçiq. Presidenti Joe Biden e di se ai është një ish ministër i Millosheviqit në kohën e luftës në Kosovë dhe një ish zyrtar i Sheshelit. Dhe e dinë se Serbia e njeh vetëm gjuhën e forcës, për këtë arsye edhe e kanë bombarduar Serbinë me 1999 që të na shpëtojnë ne shqiptarëve nga gjenocidi i Serbisë”, është shprehur ai.

Sipas Gashit, kur Vuçiq i kërkohet diçka normale ai nuk e bën atë, por nëse e njeh Kosovën ai do ta bëjë që ta heq barrën e temës së Kosovës dhe do të kërkojë si shpërblim hyrjen e Serbisë në BE.

“Për këtë arsye nëse Amerika dhe presidenti i SHBA-ve kërkojnë diçka normale nga Serbia dhe nga presidenti i tyre Vuçiq, ai këtë nuk do ta bëjë asnjëherë. Por nëse shtohet presioni amerikan te Vuçiq, atëherë ai e bën këtë dhe e paraqet veten si shpëtimtar të Serbisë sepse do ta heq barrën e mbajtjes së temës së Kosovës. Por do të kërkojë si shpërblim për shpejtimin e hyrjes në BE të Serbisë”, ka deklaruar Tomë Gashi për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat