Rusia agresive, i vë kushte të papranueshme NATO-s / Kosova t’i kërkojë Shqipërisë ndihmë ushtarake

Politika

Rusia agresive, i vë kushte të papranueshme NATO-s / Kosova t’i kërkojë Shqipërisë ndihmë ushtarake

Arnita Zeneli Nga Arnita Zeneli Më 18 shkurt 2022 Në ora: 20:25
Foto ilustrim

Tensionet mbi krizën Ukrainë-Rusi kanë filluar për më shumë se dy muaj.

Të paktën 130,000 trupa ruse janë pozicionuar në tri anët e Ukrainës, ndërsa Rusia po kërkon garanci nga Perëndimi, që nuk do ta bëjë anëtare të NATO-s Ukrainën.

Por, nëse ndodhë luftë në mes këtyre dy vendeve, atëherë kjo mund të rrezikojë të gjithë strukturën e sigurisë së Europës.

Rusia me stërvitje të reja, vetëm kokat bërthamore nuk i ka lëvizur?

Kjo do të ndodhte për shkak se Ukraina do të ndihmohet ushtarakisht nga Perëndimi, ndërsa Rusia do të bëhet edhe më agresive, dhe mund t’i rrezikojë edhe shtetet tjera, në fqinjësi, anëtare të NATO-s, si shtetet baltike, pastaj Rumaninë, Poloninë dhe Bullgarinë.

Të martën Rusia, krijoi një moment lehtësimi, kur deklaroi se kishte filluar tërheqjen e trupave ushtarake të saj. Por, përveç disa lëvizjeve minimale, të gjithë akterët e përfshirë, e vunë në dyshim deklaratën e Rusisë. Në fakt siç thanë amerikanët rezultoi e kundërta, një tërheqje e vogël për një pozicionim maksimal.

Rusia, sërish e ka kushtëzuar qetësimin e situatës në kufijtë me Ukrainën, duke kërkuar garanci që Ukraina nuk do të lejohet kurrë t’i bashkohet NATO-s, dhe po ashtu kërkon kthim prapa të kufijve të shteteve anëtare të NATO-s, para vitit 1997.

Ukraina, përveç marrëdhënieve diplomatike, ushtarake, ekonomike etj, që i ka krijuar me Kinën, ajo ka krijuar edhe një detyrim kushtetues ndaj NATO-s.

Në vitin 2014, Ukraina e vendosi në Kushtetutë vullnetin e saj për t'u bashkuar me NATO-n, por gati tetë vjet pas, diktatori Putin, nuk po mund të pajtohet ende me këtë fakt.

Një zëdhënës i Kremlinit, raporton BBC, ka thënë se ushtrimet që do të fillojnë të shtunën (19 shkurt) me pjesëmarrje edhe të raketahedhësve, testues të raketave balistike, do të mbikëqyren prej vetë Putinit nga "qendra e situatës".

Ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë se stërvitjet "do të përfshijnë mjetet dhe forcat e Forcave Ajrore, Qarkun Ushtarak Jugor, Trupat Raketore Strategjike dhe të flotës së Detit Verior dhe të Zi".

Por, pavarësisht këtyre stërvitjeve të jashtëzakonshme, rrethimit të Ukrainës, dhe kushteve që NATO të tërhiqet në kufijtë e para 97-ës, ajo deklaron se nuk ka plane për pushtimin e Ukrainës.

SHBA-ja, BE-ja, dhe më pas ministrat e financave të grupit G7 paralajmëruan Rusinë për pasoja “të mëdha” ekonomike, nëse vendos që ta pushtojë Ukrainën.

“Grumbullimi i vazhdueshëm ushtarak rus në kufijtë e Ukrainës është shkak për shqetësim të madh. Ne, ministrat e financave të G7-ës, theksojmë gatishmërinë tonë për të reaguar menjëherë dhe në mënyrë të vendosur për të mbështetur ekonominë ukrainase”, u tha në deklaratën e përbashkët.

Madje, së fundmi reagime ka pasur edhe nga SHBA-të, gjë që thonë se Moska mund të sulmojë Ukrainën, duke filluar me bombardime ajrore që do të shkaktonin viktima civile.

“Ka një kombinim faktorësh. Pikë së pari, grumbullimi i vazhdueshëm i kapaciteteve ushtarake ruse përgjatë kufirit me Ukrainën dhe Bjellorusinë. Putin vazhdon të shtojë trupat dhe artilerinë, me mijëra ushtarë të tjerë që janë pozicionuar vetëm javën e kaluar, përveç 100 mijë trupave që gjendeshin aty. Së dyti, është mozaiku i informacioneve të inteligjencës që po shohim. Kemi burime shumë të mira dhe ato na sugjerojnë se situata po përshkallëzohet”, tha zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat