Reciprociteti, faktori kryesor që ka ndikuar në rënien e importit të mallrave nga Serbia

Politika

Reciprociteti, faktori kryesor që ka ndikuar në rënien e importit të mallrave nga Serbia

Nga: A.SH Më: 21 shkurt 2022 Në ora: 21:23
Foto ilustrim

Në media është raportuar se sasia e prodhimeve të Serbisë në tregun e Kosovës ka rënë për gati 37 për qind vitin e kaluar, në krahasim me vitin 2017, sipas të dhënave të cilat e Doganave të Kosovës.

Për bojkotimin e produkteve serbe është bërë thirrje vazhdimisht edhe pse nuk është ndalur importi nga Serbia në Kosovë.

Njohësi i çështjeve ekonomike Musa Limani në një përgjigje për “Bota sot” ka thënë se, reciprociteti ka ndikuar në rënien e mallrave nga Serbia.

Ai madje thotë se faktori edhe më i rëndësishëm është bojkotimi i blerjes së mallrave me prejardhje gjeografike nga Serbia.

“S'ka dyshim se, masat e reciprocitetit, janë faktori kryesor që kanë ndikuar në rënien e eksportit të mallrave nga ky vend. Masa e reciprocitetit paraqet instrumentin më efikas në politikën e tregtisë së jashtme në Qeverinë Kurti, e cila më nuk zbatohej. Si masë tjeter e uljes së eksportit nga Serbia, do të ishte edhe më e fuqishme se reciprociteti, bojkotimi i blerjes së mallrave me prejardhje gjeografike nga Serbia. Mirëpo, kjo masë mund të zbatohet, vetem atëherë kur ngritet vetëdija e konsumatorit shqiptar”, ka thënë ai.

Sipas tij, rritja e eksportit nga vendet tjera, si Shqipëria e vendet e BE-së, ka bërë që të zvogëlohet eksporti nga Serbia.

“Po ashtu, rritja e eksportit nga Shqipëria, vendeve të BE, si dhe vendeve fqinja, pos tjerash, ka bërë që të zvogëlohet eksporti nga Serbia. Zvogëlimi i mëtejm i eksportit nga Serbia, mund të bëhet me orientim në tregje tjera, si me Tuqinë, Kroacinë, Slloveninë, Greqinë, e kryesisht rritjen e qarkullimit të mallrave me Shqiperinë dhe ngritjren e transaksioneve ekonomike me Shqipërnë në nivelin e Unionit ekonomik,që do të thotë të hiqen të gjitha barrierat administtative dhe të politikës fiskale në mes Kosoves dhe Shqiperisë në qarkullimin e mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe fuqisë punëtore”, përfundon profesor Musa Limani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat