“Alarmi që ndezi Evropën”/ Çfarë bënë krerët e shtetit që acaruan Serbinë?

Politika

“Alarmi që ndezi Evropën”/ Çfarë bënë krerët e shtetit që acaruan Serbinë?

Nga: N. Sh. Më: 22 shkurt 2022 Në ora: 16:43
Glauk Konjufca, Vjosa Osmani, Albin Kurti dhe Donika Gërvalla

Me ardhjen e Qeverisë së re, Kosova ndryshoi për së mbari.

Kjo është cilësuar edhe si “çlirim” nga vet pushtetarët e tanishëm.

E “çlirim” ardhjen e presidentes Vjosa Osmanit, kryeministrit Albin Kurtit dhe kryeparlamentarit Glauk Konjufca, po e konsideron edhe analisti prof. Dr. Binak Maxharraj.

Ai thotë se, tash njerëzit po marrin frymë lirshëm, sepse nuk i kanë më mbi krye njerëzit hajna, të korruptuar plaçkitës dhe rrënues të çdo gjëje që ishte me vlerë në Kosovë.

“Këta që erdhën në pushtet me votën e popullit, iu kanë përvesh punës dhe premtimeve që ua kanë dhënë popullit gjatë fushatës elektorale, sidomos në sferën e çkapjes së shetit nga këto banda të instaluara për tri dekada. Rezultatet janë inkurajuese, sidomos lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, filluan të kënë qasje më të prekshme edhe në veriun e Kosovës, të dekonspirojnë kontrabanduesit me toka, të çlirohet “Brezovica” nga bandat dhe banditët e korruptuar duke ndërtuar vila përmes ryshfetit duke e degraduar kështu parkun e Brezovicës me ndërtime të egra e sidomos nga të fortit e politikës, por ajo më e rëndësishmja që se ka bërë asnjë qeveri me parë është nxjerrja jashtë përdorimit të Lista Srpska e cila për herë të parë që pas çlirimit nuk është pjesë e pushtetit, por vetëm një ministri që i takon me kushtetutë”, shprehet ai.

Image
Prof. dr. Binak Maxharraj

Maxharraj për gazetën “Bota sot”, pohon se, sot kur qeveria Kurti II është e pakompromis në luftën kundër korrupsionit të cilën edhe do ta sanksionoj me ligje të reja, me Vetting, etj, dhe opozita siç janë PDK - LDK dhe AAK nuk janë të qeta.

“Kjo opozitë është shumë e mjerë, në vend që të kujdeset për shkaqet dhe pasojat që shkuan në opozitë, të reformohet, ajo i vërsulet qeverisjes së mirë të Kurtit pakurrfarë faktesh, por edhe ato që ia përmendin i kanë bërë vetë sa ishin në pozitë. Por qëllimi i kritikave kaq banale është friga nga ajo se ju ka ardhë koha të përgjigjën para drejtësisë për të gjitha të këqijat, hajnitë, vjedhjet, uzurpimet që ia kanë bërë shtetit për këto dy dekada të qeverisjes së tyre të keqe. Në këtë menyrë me kritikat e veta banale opozita më shumë po i ndihmon Serbisë se sa Kosovës, sepse në këto kritika është totalisht e çorientuar, pa sens politik dhe pa fakte e argumente, çfarë shpesh herë edhe po del qesharake. Opozita jonë është ende larg pritshmërive, ajo duhet të bëjë reforma radikale, e jo aso kozmetike. Reforma më të thella po i kërkojnë edhe anëtarësitë e tyre, por kryetarët e tyre adoleshent politik sikur i ka kapë deshira për bajraktarizëm, nuk po ndodhin. Opozitën e kanë kap edhe inatet politike, smira dhe qeveria e Kurtit II, e cila po ndërmerr reforma në çkapjen e shtetit nga bandat kriminele dhe transformimin e shtetit, në shtet ligjor dhe demokratik”, shton tutje ai.

Sipas tij, kjo opozitë nuk po e luan rolin e vet konstruktiv edhe në ato çështje madhore në interes për shtetin e jo për partitë, duke e pas parasysh se Serbia i ka futë ndërskamcat në të gjitha anët për ta penguar Kosovën në ecjen e saj të lirë, por e pengon me çdo kusht dhe në çdo rast të mundshëm.

“I tillë është edhe referendumi për ndryshimet kushtetuese në Serbi të cilin deshti ta ushtrojë edhe në Kosovë. Por ishte mësuar që ajo lirshëm për çdo gjë të veproi në Kosovë, sepse strukturat shtetërore të më parshme, të deklasuar nga vetë populli e lejonin atë pa ndonjë rezistencë të përzihet në punët e brendshme të Kosovës duke e cenuar sovranitetin dhe integritetin e vendit. Por kësaj radhe nuk i doli ashtu, krerët e shtetit i thanë jo nuk ka referendum të Serbisë në vendin tonë. Kjo tingëlloi si kushtrim, por edhe si alarm i cili i ndezi buritë në Evropë dhe gjetiu. Marshuan kërkesat dhe kritikat se këtë duhet ta lejojë qeveria e Kosovës, sepse sikur në stilin “lejon se serbët i kemi për hastret”, sepse kështu kanë vepruar edhe qeveritë e më parshme në Kosovë. Erdhi thirrja edhe nga ambasadat e KUINTIT bile edhe Amerika ishte për referendum. Por qeveria Kurti II, përsëri u tha jo, sepse këtë nuk e lejon Kushtetuta që një shtet të mbajë referendum në një shtet tjetër”, pohon ai.

Profesori thekson se, kryeministri Kurti duke e parë situatën në të cilën u gjend, e hodhi rastin në Parlamentin e Kosovës si një organ më i lartë i pushtetit ligjdhënës.

“Hedhja e kërkesës së Serbisë për referendum në Kosovë, sikur e ndryshoi situatën politike në Kosovë. Ishte ky një test për partitë politike, por edhe për ndërkombëtarët në qendrushmërinë e organeve të pushtetit në Kosovë. Disa parti politike të udhëhequra nga adoleshentët politikë i frikuan duart se me këtë rast po e prisnin momentin për kritika të ashpra në rast të dështimit në Parlament, duke e qujatur si më parë antiamerikan, në kohën e Grenellistëve, dhe për ta sulmuar Kurtin se këtë e bënte gjoja për t’u fsheh pas Parlamentit duke ia mohuar guximin me këtë rast. Por nuk ndodhi ashtu, ndodhi ajo që Kurti e priste dhe e kishte besimin që do të ndodhte. Për mbajtjën e seancës së Parlamentit dhe për pjesëmarrje në të u deklaruan pjesa më e madhe e grupeve parlamentare si LVV, LDK dhe AAK. Me ç’rast edhe e aprovuan Rezolutën ku ndalohet mbajtja e referendumit në Kosovë si antikushtetues që i prekë themelet e shtetit, dhe si e tillë kërkesa e Serbisë ra poshtë. Fill pas votimit të Rezolutës së Parlamentit dhe dështimit të Serbisë ajo duke e parë unitetin të paparë deri më tani midis partive politike në Kosovë deklaroi anulimin e mbajtjes së referendumit në Kosovë”, pohon ai.

Sipas tij, as ndërkombëtarët nuk bënë ndonjë veprim, por e përkrahën Rezolutën pa ndonjë vërejtje.

“Kështu qasja e Serbisë përmes këtij referendumi dështoi plotësisht. Pra, qeveria dhe Parlamenti i Kosovës e bënë të mundur, të pamundurën që të cilën nuk e bënë qeveritë e mëparshme në stilin “hajt të bejmë këtë ose atë për hatër të ndërkombëtarëve e mos të prishemi. Por krejtësisht ishte e pakuptimt sjellja e PDK-së, e cila edhe pse më parë tha se është kundër referendumit, ajo më pas e kundërshtoi atë duke mos marrë pjesë në seancen e Parlamentit dhe kështu iu bashkua aleatit të saj të vjetër Listës Serbe pa të cilën asnjë herë nuk ka mundur të formoi qeveri legjitime pa pëfshirjën e saj, por gjithmonë kishte bashkëpunuar në hajni dhe korrupsion me të së bashku. Është pra e pa qartë se në këtë parti kush udhëheq Mamli Krasniqi apo Abelard Tahiri, apo i ka dy kryetar nga të cilët, Memli Krasniqi është aty sa për fotografi dhe Abelard Tahiri i cili i ka në dorë frenat e kësaj partie dhe si i tillë për punet e partisë dirixhohet nga Haga, siç ndodhi edhe kësaj radhe”, shton ai.

Maxharraj shton se, kërkesa politike e Albin Kurtit të ketë pajtueshmëri politike brenda partive politike që të jenë unikr në Parlament për çështjet kurciale të shtetit ishte me vend, arsyeshme dhe përmbajtësore.

“Kjo ndodhi ngase kryeministri Albin Kurti, u tregua këmbëngulës në mospranimin e mbajtjes së referendumit në Kosovë, sepse kjo është një sinjali i mirë edhe për të ardhmën se Serbia nuk do të lejohet të përzihet më në punet e brendshme të Kosovës, apo thënë ndryshe kjo është edhe fillimi i shtrirjes së saovranitetit në veri të Kosovës, i cili deri më tani ishte i “pushtuar” nga bandat kriminele përmes Serbisë dhe Presidentit të saj Vuçiq. Dhe për në fund kryeministri Kurti, por edhe Presidentja Vjosa Oasmi janë dy faktorë të rëndësishëm drejtë ndërtimit të shtetit demokratik, pa korrupsion, janë në rrugë të mirë në ndërtimin e një uniteti politik midis partive politike dhe grupeve parlamentare kur janë në pyetje çështjet kurciale të ekzistencës së shtetit, që asnjë parti të mos veproi e izoluar siç veproi PDK-ja, duke iu bashkuar Listës Serbe, që Serbia edhe më tutje të luaj lojën e djallit në veri të Kosovës, sepse ndarjeve dhe përçarjeve të partive politike ia sheh hajrin vetëm Serbia”, thekson Maxharraj i cili shton se, partitë politike, grupet parlamentare dhe komisionet e ndryshme parlamentare duhet të punojnë më fuqishëm për arritjen e unitetit, sidomos në ato sfera të rëndësishme për forcimin e shtetit.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat