Arrestimi i tre serbëve me emblemat e UÇK-së, flet bashkëluftëtari i Zahir Pajazitit, rrëfen kush qëndron pas planit për destabilizim të Kosovës

Politika

Arrestimi i tre serbëve me emblemat e UÇK-së, flet bashkëluftëtari i Zahir Pajazitit, rrëfen kush qëndron pas planit për destabilizim të Kosovës

Nga: A.M. Më: 27 shkurt 2022 Në ora: 16:01
Hasan Zeneli

Tre persona të nacionalitete serb janë arrestuar të shtunën nga Policia e Kosovës. Siç është raportuar njëri nga ta dyshohet se ka lidhje me MPB të Serbisë.  

Po ashtu, është zbuluar se tre shtetasit serb kishin për qëllim që të blinin uniforma të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe t`i shfrytëzonin për qëllime të caktuara në veri të vendit.

Lidhur më këtë çështje, Hasan Zeneli-bashkëluftëtari i Zahir Pajazitit, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se ky është një plan i forcave nacionaliste serbe.

“Po, ky është një plan i forcave nacionaliste serbe që me çdo kusht tenton ta ndezë zjarrin në mes të Kosovës dhe Beogradit. Këta janë jashtë kontrollit të Beogradit. Një situatë e tillë nuk i konvenon Beogradit në këtë kohë sepse është i vetëdijshëm që ndezja e një lufte me Kosovën, bombardohet nga Nato pa as një sqarim. Po ashtu, Serbia ka probleme edhe me Bosnjën e Kroacinë dhe që të tria shtetet e përmendura më lartë, e dëmtojnë Serbinë deri në atë masë të tërheqjes brenda vetes dhe prapë kot e ka. Do të fillonte luftë për rikthimin e territoreve të humbura nga vitet 1912, pra ashtu si Kosova, do të kërkonte edhe Bosnja e Kroacia. Është tani koha e shpërbërjes së të gjitha marrëveshjeve që Serbia ka bërë me Bashkimin Europian”, ka thënë ai.

Ai ka sugjeruar që Kosova të rritë nivelin e sigurisë në veri dhe verilindje të vendit.

“Kosova do të duhej që ta rris nivelin e sigurisë në vend dhe Forca e sigurisë të dalin jashtë kazermave, pra të bëhet grupimi i tyre në veri dhe verilindje të vendit. S`kanë çka lypin ata në salla sportive e zyre të ngrohta. Tani, Kosova duhet përgatitet për një luftë të mundshme me Serbinë, do Serbia apo nuk do, kjo do t`i imponohet nga vetë zjarri që shpërtheu në mes Ukrainës dhe Rusisë. Kosova duhet t`i aktivizoi të gjitha mekanizmat mbrojtës të saj edhe pse Vuçiçi nuk do luftë, e shtyjnë të tjerët”, ka thënë ai.

Më tej, Hasani ka përmendur edhe njësit të cilat i posedon Serbia për destabilizim të situatës.

“Ka Serbia kësi njerëz që donë destabilizim të situatës. Serbia ka edhe njësinë për ekzekutime të popullit të vet dhe t'iu veshim shqiptarëve. Siç dihet në shumë raste njësia " Frenkit" siç e quajnë serbët Frenkievci, janë njësi e cila paralel me UÇK-në ka vrarë edhe ushtarë serb. Pra edhe ne kur bënim luftë guerile, kjo njësi kryente krime. Kemi rastin e kafenesë Çakorr kur njësit tona guerile vranë një spiun që gjendej brenda, pas 10 minutave njësia Frenki hyri dhe trefishoi vrasjen aty duke hedhur edhe bomba dore brenda në lokal me ç`rast u vranë Stana Radusinoviç dhe u plagosen 7 të tjerë”, ka shpjeguar ai.

 Ai ka treguar disa raste specifike me të cilat ishin përballur shqiptarët paraluftës në Kosovë.

“Po ashtu, kemi edhe rastin e muajit mars 1997 kur njësitë tona kryen sulmin në Prishtinë në shenjë hakmarrje për vrasjen e Zahirit, vet të tretë ndaj punktit militarë që pozicionohej afër Rektoratit. Aty u sulmua me një sasi të madhe eksplozivi . Pas 10 minutave njësia Frenki sulmoi përmendoren e Vuk Karagjiqit përballë fakultetit dhe në Obiliq tek shtatorja e Car Dushanit. Pra, në at kohë ne nuk kishim njerëz për ti mbuluar këto lokacione. E kemi edhe rastin Panda kur vriten 5 të rinj serb dhe plagosen të tjerët. Edhe vetë Serbia e pranon se nuk e bëri UÇK-ja këtë krim! Andaj duhet që të jemi shumë syçelë dhe të përgatitur për një luftë të mundshme e cila mundë të ndodhë brenda ditësh e të mos them orës”, ka përfunduar Hasani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat