Këto janë gjasat e Kosovës për në BE

Politika

Këto janë gjasat e Kosovës për në BE

Nga: A.M. Më: 5 mars 2022 Në ora: 14:39
Ilustrim

Opinionisti Gani Qarri, në një bashkëbisedim për “Bota sot” thotë se, është koha që Kosova të aplikojë për anëtarësim në BE.

“Prandaj, pas zotimit, që Kryeministri i vendit z. Albin Kurti ka marrë në dhjetor të vitit të kaluar nga Joseep Borell, i cili nga fillimi i dhjetorit të vitit 2019 është Përfaqësues i Lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë si dhe Zëvendëspresident i Komisionit Evropian të udhëhequr nga zonja Ursula von der Leyen, krahas rivendosjese së rendit e të ligjit dhe luftimit efektiv të korrupsionit e krimit të organizuar në vend, është koha që edhe Kosova të aplikojë për anëtarësim në BE”, vlerëson Qarri.

Sipas tij, aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Bashkim Evropian do ta afronte me shtetet që nuk e kanë njohur Pavarësinë.

“Gjë që do ta afronte shtetin tonë të ri, më afër vendeve brenda BE-së, e veçanërisht atyre që ende nuk e kanë njohur Pavarësinë e Kosovës”, vlerësoi Qarri.

Po ashtu, ai i ka përmendur disa përmasime që kanë ndodhur në Kosovë, si lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Për aq më tepër, përderisa Kosova është pjesë e Procesit të Stabilizim Asociimit në Ballkan, nëse arrin ta bëjë me sukses integrimin e politikave të saj shtetërore e nacionale për çështje ligjore, ekonomike dhe sociale me Bashkimin Evropian, duke pasur parasysh faktin se nga ardhja në pushtet e Qeverisë Kurti-2, është ashpërsuar edhe lufta për konsolidimin e rendit e të ligjit si dhe është intensifikuar luftimi i personave dhe veprave korruptive e ato të krimit të organizuar, për çka Kosova është renditur për disa vende më mirë në tabelën e shteteve me më pak korrupsion e krim të organizuar dhe ka marrë edhe lëvdata nga vendet mike dhe ato të BE-së.

Sipas tij, situata e krijuar në Ukrainë nga Rusia do ta bënte Kosovën që të kualifikohet për anëtarësim në BE.

Pas zotimit që Kryeministri, ka marrë në dhjetor të vitit të kaluar në Bruksel edhe nga Përfaqësuesi i Lartë për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë së Bashkimit Eevropian, z. Borrelli, si dhe situatës së krijuar pas agresionit ushtarak rus në Ukrainë, gjasat që Kosova të bëhet pjesë e BE-së, nuk janë krejtësisht ideale, por janë shumë më të mira, që të kualifikohet për anëtarësim në BE”, thotë Qarri për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat