Zeneli: Kosova në NATO garanton stabilitet

Politika

Zeneli: Kosova në NATO garanton stabilitet

Nga: A.M. Më: 5 mars 2022 Në ora: 14:50
Hasan Zeneli

Hasan Zeneli ish-luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe njohës i çështjeve të sigurisë, në një prononcim për “Bota sot”, thotë se Rusia dhe Serbia duhet të ndalen në mënyrë që të mos sjellin fatalitete.

“ U deshtë me prit me dalë një Putin mu bind se, si me terrorizmin në botë, edhe më hiç s’ka tolerancë e paqe me pretendimet pansllaviste të Rusisë në lindje e të Serbisë në Ballkan. Të dyja janë mostra që nuk dorëzohen dhe sjellin fatalitete nëse nuk frenohen e vihen nën kontroll… Sa më shumë t’i përkëdhelësh aq ma fort i shtojnë orekset dhe çojnë kokën përpjetë”, thotë ai.

Sipas Hasani, me kyçjen e Kosovës në NATO do të garantohej stabiliteti dhe siguria.

“Stabiliteti dhe siguria garantohet vetëm me forcimin e faktorit shqiptar pro evropian i vërtetë në rajon, me kyçjen e trajtimin e këtij faktori në NATO dhe si shtet unik i inkuadruar me gjitha elementet në Evropë e BE”, theksoi ai.

Po ashtu, ia ka treguar se çfarë ka sjellë mos anëtarësi i Kosovës në NATO dhe në BE.

“Pikërisht injorimi, eksperimentet dhe vonesa e këtij inkuadrimi shkaktojnë pasigurinë në rajon e Evropë, i japinë forcë pansllavizmit dhe pretendimeve ekspansioniste të Rusisë e Serbisë pro ruse anti perëndimore”, ka përfunduar Hasani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat