Ky është rreziku që pritet nga lufta në Ukrainë/ Këto janë arsyet që Putin dhe Millosheviq ngjasojnë

Politika

Ky është rreziku që pritet nga lufta në Ukrainë/ Këto janë arsyet që Putin dhe Millosheviq ngjasojnë

Nga: M.H. Më: 6 mars 2022 Në ora: 20:29
Vladimir Putin

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka krahasuar veprimet e Vlamdimir Putinit me ato të Sllobodan Millosheviqit gjatë viteve të 90-ta në Kosovë.

Në një fjalim në kuvendin britanik, Jonhson tha se Rusia po përdor të njëjtat budallaqe sikurse Millosheviqi, për bashkimin mes Kievit dhe Moskës.

Madje ai e ka krahasuar agresionin në Ukrainë me atë që ka ndodhur në Kosovë, teksa ka shtuar që Millosheviqi ka vdekur gjatë gjykimit.

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur profesori universitar Enver Bytyçi.

Image
Enver Bytyçi

Ai u shpreh se veprimet e Putinit dhe Millosheviçit janë të njejta, të dy kanë përmes dhunës dëshirojnë të mbajnë popullin dhe një kombin tjetër.

Kryeministri britanik, Boris Johnson, për të disatën herë e krahason Vladimir Putin me Sllobodan Miloshevic. Ky krahasim është i bazuar në doktrinën e përbashkët të të dy diktatorëve. Por jo vetëm. Bazohet edhe në metodat e luftës kundër një populli dhe kombi tjetër. Ashtu si Milosheviçit që me dhunë dhe masakra massive u përpoq të mbajë nën zgjedhën e tij e sovranitetin serb popuj dhe kombe të tjera si kroatët, boshnjakët e shqiptarët e Kosovës, edhe Putin me të njëjtat metoda po përpiqet të rikthejë nën sovranitetin rus kombin ukrainas. Milosheviç i konsideronte boshnjakët dhe popujt e tjerë jo serbë si kombe pa histori, madje si “hajdutë” të historisë së Serbisë. Të njëjtën gjë bën Vladimir Putin sot në adresë të kombit dhe popullit ukrainas”, u shpreh ai.

Më tej, profesori flet për presidentin Vuçiq i cili sipas tij po mbështet Putinin në këtë rast dhe se kryetari i parlamentit serb, Ivica Daciq, shkon më tej kur thotë se nëse prishemi me Rusinë e Kinën, atëherë nuk na mbron dikush tjetër.

Për këto arsye është plotësisht me bend që Putin të njësohet me figurën e diktatorit serb, Miloshevicit. Ndërkaq presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuciq, dikur i lidhur me Sllobodan Miloshevicin e Beogradit, sot shfaqet në krah të diktatorit të Kremlinit, Vladimir Putin. Ai refuzon të vendosë sanksione kundër Moskës. E kushtëzon mbështetjen e tij për sovranitetin e Ukrainës me njohjen nga ana e Kievit të sovranitetit serb mbi Kosovën. Madje i kërkon Zelenskit të dënojë bombardimet e NATO-s kundër Serbisë. Vuciq flet për aleancën me Rusinë dhe dëshiron njëkohësisht që Serbia të bëhet anëtare e BE-së. Ndërsa kryetari i parlamentit serb, Ivica Daciq, shkon më tej kur thotë se nëse prishemi me Rusinë e Kinën, atëherë nuk na mbron dikush tjetër”, thotë profesori.

Nga ana tjetër Bytyçi thekson që kjo miqësi mes Rusisë dhe Serbisë vjen edhe nga marrëveshja e përbashkët që të dy shtet kanë, duke përmendur këtu Nishin e Serbisë e cila që nga qeverisja e Vuçiqit është bërë qendër humnaitare e Rusisë.

Këto qëndrime janë në favour dhe në mbështetje të një agresori si Milosheviçi dhe do të ishte e pamundur që të ndodhte ndryshe. Ata të dy ishin në luftërat e para 22 viteve në ish-Jugosllavi përkrah Milosheviçit dhe sot shfaqen në të njëjtin krah, në atë të Milosheviçit rus, Putin. Por qëndrimet pro agresorëve rusë nuk vijnë thjesht për shkak të doktrinës së njëjtë dhe afeksionit shpirtëror serb për atë rus. Ato janë produkt gjithashtu edhe i marrëveshjeve të përbashkëta Beograd-Moskë. Për shkak të prezencës së Rusisë në Serbi.

Mos harrojmë se në Nish të Serbisë prej gati një dekadë, d.m.th që kur Vuciq ka ardhur në pushtet, është ndërtuar një qendër humanitare ruse. Emërtimi humanitare në fakt fsheh të vërtetën se me cfarë merret kjo qendër. Ekspertë të shumtë kanë provuar se qendra ruse e Nishit nuk është humanitare, por është qendër ushtarake dhe spiunazhi. Ajo ishte implikuar në ngjarjet e Malit të Zi për kryerjen e akteve të terrorit politik në këtë vend. Është një qendër, e cila operonnga pikëpamja logjistike në ceshtjet e sigurisë në Serbi e në rajon. Shpërndan destabilitet në Kosovë, Mal të Zi, Bosnjë-Hercegovinë dhe madje edhe në Maqedoninë e Veriut. Është qendër e shkëmbimit të informacionit midis shërbimeve sekrete ruse, të Serbisë dhe spiunëve serbe e ruse në vendet e rajonit tone”, potencoi profesori.

Rama vazhdon të mbajë krahun Vuçiqit

Profesori tutje thotë që Serbia është forcuar nga Rusia an ipse Clinton ka bërë thirrje që të Serbia të mos forcojë ushtrinë e saj.

Nga ana tjetër, në pesë vitet e fundit Vuciq me ndihmën e Rusisë dhe të Vladimir Putin ka forcuar ushtrinë serbe. Në këtë kontekst ai bëri të mundur që ta rikthejë vendin e tij si fuqi ushtarake rajonale. Vetëm Kroacia e konkuron në këtë aspekt. Ne e dimë se Bill Clinton, kur mbajti fjalimin historik më 24 mars 1999 për fillimin e bombardimeve, tha se qëllimi kryesor i NATO-s është ta dobësojë ushtrinë serbe në atë masë që ajo të mos jetë nesër e aftë të destabilizojë rajonin ballkanik. Sot, me ndihmën dhe investimin rus e të Vladimir Putin, Serbia është shndërruar përsëri një vend kërcënues për paqen e stabilitetin e rajonit tonë. Kësaj i thonë rikthim i kërcënimit serb të para 22 viteve”, thotë ai.

Mirëpo ajo se çfarë po merr vëmendjen është heshtja e Ramës karshi veprimeve të Serbisë, që sipas profesorit është shenjë që Rama po vazhdon të mbështes Vuçiqin.

Megjithëse këto fakte janë kokëfortë, në hapësirën shqiptare ka politikanë që duan ta paraqesin ndryshe Aleksandër Vuçiqin. Edi Rama votën serbe kundër luftës ruse në Ukrainë në OKB e shpalli pesë minuta pas kësaj si “garanci të orientimit perendimor të presidentit të Serbisë dhe vendeve të Ballkanit Perendimor”! Ai nuk ka thënë asnjë fjalë kundër qëndrimit serb për sanksionet ndaj Rusisë. As për zhvillimet e tjera që përmendëm më lart. Edi Rama vazhdon edhe në këto kushte që të punojë për nismën serbe të Open Balkan”, potencoi profesori.

Por, Bytyçi thotë se kjo lidhshmëri e Ramës dhe një pjese të klasës politike vjen për arsyje infantile politike e disa për shkak të lidhjeve me Beogradin e ndoshta me Moskën.

Profesori thekson se klasa politike shqiptare duhet të bëjë presion te bashkësia ndërkombëtare dhe të kërkojë që Beogradi t’i ndërpresë lidhjet e tij me Moskën.

Përmend vazhdimisht kryeministrin e Shqipërisë për këto qëndrime. Por mos harrojmë se qëndrimet e tij influencojnë një pjesë të madhe të politikanëve të tjerë shqiptarë në rajon. Disa e mbështesin për arsye infantile politike. Disa për shkak të lidhjeve me Beogradin e ndoshta me Moskën. Unë mendoj se klasa politike shqiptare duhet të bëjë presion te bashkësia ndërkombëtare dhe të kërkojë që Beogradi t’i ndërpresë lidhjet e tij me Moskën, për t’u orientuar seriozisht drejintegrimeve euro-atlantike. Duhet të kërkojë që Serbia të izolohet nëse nuk pozicionohet qartë në konfliktin e Rusisë ndaj Ukrainës. Ose me Rusinë, ose me Ukrainën dhe të drejtën”, tha profesori.

Në fund profesori kërkon që Serbia të distancohet nga Rusia ose të mbajë plotësisht anen e saj, në mënyrë që popujt e tjerë të mbrohen edhe nga Rusia dhe nga Serbia.

Ndërsa qëndrimet e Edi Ramës nuk ndihmojnë në sqarimin dhe qartësimin e situates, ato vetëm e ndihmojnë Serbinë dhe Alekandër Vuçiq.

Këto presione do ta zgjidhin përfunsismisht dilemën, nëse do ta kemi present rrezikun rus në Ballkan ose jo. Në secilin rast është më mirë për popujt e rajonit. Do të ishte mirë që Serbia të shkëputet përfundimisht nga lidhjet e saj me Rusinë. Por edhe nëse dëshiron të mbetet në trenin rus, është më mirë të dihet kjo. Sepse popujt dhe vendet e rajonit do përgatiteshin për t’u mbrojtur jo vetëm nga Rusia, por edhe nga Serbia. Qëndrimet e Edi Ramës nuk ndihmojnë në sqarimin dhe qartësimin e situatës. Ato vetëm e ndihmojnë Serbinë dhe Alekandër Vuciq. Madje Rama është investuar përsëri për ta rehabilituar dhe pastruar figurën e imazhin e presidentit të Serbisë! Kjo është e tmerrshme, të shohësh se si një kryeministër shqiptar i përkushtohet një misioni të tillë anti-shqiptare”, përfundoi Bytyçi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat