“U mbushën rrugët me viktima kriminale, njërëzit vriteshin në mënyrë barbare”, kërkohet heqja e ndalimit për pjesëmarrje në luftëra të huaja

Politika

“U mbushën rrugët me viktima kriminale, njërëzit vriteshin në mënyrë barbare”, kërkohet heqja e ndalimit për pjesëmarrje në luftëra të huaja

Nga: A.SH Më: 6 mars 2022 Në ora: 22:11
Foto ilustrim

Në luftimet mes Ukrainës dhe Rusisë, Vladimir Putin kishte deklaruar më herët se “janë duke luftuar edhe mercenarë nga Kosova”.

Për këtë i është kundërpërgjigjur ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla e cila kishte thënë se Putin, po përpiqet të shpërqendrojë nga lufta dhe gjenocidi i tij kundër Ukrainës duke bërë luftë propagandistike.

“Nuk ka mercenarë të Republikës së Kosovës. Krimineli i luftës Putin po përpiqet të shpërqendrojë nga lufta dhe gjenocidi i tij kundër Ukrainës duke bërë luftë propagandistike. Ai po gënjen, përsëri. Ne e dimë atë lojë, nga Millosheviqi te Vuçiq. Kosova qëndron me krenari me Amerikën, Bashkimin Evropian dhe Ukrainën, kundër kriminelëve të luftës”.

Juristi Muhamet Kelmendi në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se ndalimi ipjesëmarrjes së qytetarëve nga Kosova në luftërat e huaja është parimisht jo i qëlluar dhe shkon në kundërshtim me luftërat e drejta që i bëjnë popujt për liri dhe për pavarësi.

“Çështja e ndalimit të pjesëmarrjes të qytetarëve nga Kosova në luftërat e huaja është parimisht jo i qëlluar dhe shkon në kundërshtim me luftërat e drejta që i bëjnë popujt për liri dhe për pavarësi. Në luftën e fundit në Kosovë të udhëhequr nga UÇK kemi patur me qindra qytetarë të huaj që kanë marrë pjesë në luftën e drejtë të popullit shqiptar. Edhe më herët, para LDB, kanë marrë pjesë kosovarët në luftërat e drejta”, ka thënë ai.

Sipas tij, qytetarët të cilët morën pjesë në terroriste të organizuar nga ISIS, është luftë e padrejtë dhe e dënueshme, andaj duhet edhe të dënoheshin në bazë të ligjit mbi veprimtari terroriste.

“Ndërsa, lufta terroriste e organizuar nga ISIS, që edhe qytetarë nga Kosova shkuan dhe morën pjesë, është luftë e padrejtë dhe e dënueshme. Dihet se disa shkuan të mashtruar dhe të gënjyer mbi baza ideologjike fetare dhe disa të paguar si mercenar. Pjesëmarrja ishte tërësisht jo njerëzore. Lufta e ISIS ishte lufte terroriste e mbështetur në urrejtje dhe në dhunë jo njerëzore. U mbushën rrugët në Irak dhe në Siri me viktima krimiale. Vriteshin të rinjë dhe fëmijë, gra dhe pleq. Vriteshin dhe masakroheshin në mënyrë barbare të gjithë ata që ishte kundër. Kjo duhet të sanksionohet me ligj dhe pjesëmarrësit, pavarësisht formës si kanë shkuar, dënohen në bazë të ligjit mbi veprimtari terroriste”, shpjegon ai.

Në fund, thotë se baza e kësaj është dhe mbetet te fakti dhe te karakteri dhe qëllmi i luftës, pastaj për të marrë pjesë.

“Me Ligjin e Kosovës është barazuar, aq sa unë e di, lufta terroriste a pjesëmarrja në ato lufta, me luftën e drejte dhe çlirimtare. Ky barazim i luftës së drejtë me atë të padrejtë nuk është i qëlluar dhe kërkohet të ndryshohet me amandamente. Siç kishim dëshirë gjatë luftës së UÇK-së të na ndihmonin të huajt me armë dhe me njerëz, kërkohet që dhe ne si shtet dhe qytetarë të ndihmojmë në luftërat e drejta popujt dhe shtetet. Baza e kësaj është dhe mbetet te fakti dhe te karakteri dhe qëllmi i luftës. Mbështetja bazike është lufta e drejtë për barazi, liri, mbrojtje dhe demokraci me luftën kundër barazisë, që mbështetet në terrorizëm dhe në okupim, në shovenizëm dhe në urrejtje naconal-raciste. Këto dallojnë shumë”, përfundon Kelmendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat