“NATO-ja, KFOR-i, FSK-ja dhe populli i Kosovës duhet të jenë gati”

Politika

“NATO-ja, KFOR-i, FSK-ja dhe populli i Kosovës duhet të jenë gati”

Nga: A.Z Më: 7 mars 2022 Në ora: 14:09
Foto ilustrim

Publicisti shqiptar që jeton dhe vepron në SHBA, Uk Lushi, duke u thirrur në burime të shërbimeve të inteligjencës ka thënë se Serbia dhe Rusia janë duke përgatitur plan për të sulmuar veriun.

“Sipas disa burimeve nga disa shërbime inteligjente, Serbia dhe Vladimir Putini janë duke përgatitur një plan për një inkursion në veri të Kosovës”, është shprehur Lushi në një postim në Twitter. Ndërsa, pas shpërndarjes së këtij informacioni ka bërë thirrje që: “NATO, KFOR-i, FSK-ja dhe populli i Kosovës duhet të jenë gati”.

Lidhur me këtë, analisti politik Skënder Mulliqi, në një prononcim për “Bota sot”, vlerëson se Serbia rregullisht ka hartuar plane se si të ndërhyjë në Kosovë.

Madje, sipas tij, edhe pasi Serbia u largua nga lufta e Kosovës, në vazhdimësi ka pasur pretendime territoriale, gjë që shihet edhe tek refuzimi i njohjes së Pavarësisë së Kosovës.

“Plane se si me ndërhy në veri të Kosovës, Serbia ka hartuar rregullisht pas përfundimit të luftës. Edhe pse janë zhvilluar bisedimet për normalizim të marrëdhënieve të ndërsjella siç që u quajtën, ky shtet gjithmonë ka punuar në dy plane, atë të diplomacisë dhe në planin që me ndonjë aksion të shpejtë ushtarak ta bëjë faktike ndarjen e veriut të Mitrovicës me shumicë serbe, nga jugu. Gjatë kësaj periudhe presidenti Vuçiq, mbajti kontakte të rregullta politike me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. Të kthehemi pak mbrapa. Për pretendimet territoriale të Serbisë pasi u largua me luftë nga Kosova, flasin faktet si, refuzimi ta pranojë Pavarësinë e Kosovës, nuk kërkoi falje për krimet kundërnjerëzimit dhe dëmet e luftës që ia shkaktuar Serbia me Millosheviqin”, thotë ai.

Image
Skënder Mulliqi

Ai thotë se Serbia gjithashtu e sheh Kosovën si pjesë të saj, kështu që mund të bëjë edhe inskenime të ndryshme në veri në Kosovës. Mulliqi thotë se këto plane të luftës, i bënë Vuçiqi së bashku me Putinin.

“Se nuk ka hequr dorë nga agresioni i mundshëm ushtarak ndaj Kosovës, gjithashtu flet e dhëna se Serbia nuk e hoqi nga preambula kushtetuese Kosovën si pjesë përbërëse të saj. Prandaj, ky shtet edhe e instrumentalizoj minoritetin serbë në Kosovë, për qëllime ekspansioniste duke e mbajtur veriun gjithmonë pezull me inskenime të ndryshme të dhunës etj.. Sigurisht se këto plane lufte janë duke u bërë së bashku me Rusinë e Putinit. Dihet fakti se gjatë kësaj kohe disa herë janë parë edhe oficerë rus në kufijtë e Kosovës me forcat ushtarake serbe”, shtoi ai.

Mulliqi thotë se për tua bërë të pamundshme hyrjen e ushtarëve serbë në Kosovë, duhet që Kosova të pranohet në NATO.

“Nga ky kënd duhet shikuar edhe deklaratën e publicistit nga Amerika, Uk Lushi, ku sipas shërbimeve të inteligjencës po bëhen përgatitje nga Rusia dhe Serbia për të sulmuar veriun e Kosovës. Pas intervenimit ushtarak të Rusisë në Ukrainë sikur këto plane të përbashkëta ruso-serbe janë intensifikuar për të shpërndarë luftën edhe në Ballkanin Perëndimor. Se ka mundësi të një lufte të re në rajon janë duke u shprehur edhe qarqet e ndryshme të larta politike në Evropë, dhe nga analistët e ndryshëm. Për të pamundësuar një ndërhyrje ushtarake të Serbisë duhet që Kosova të pranohet në NATO, gjë që Vulin pranimin eventual të Kosovës në NATO e quajti luftë, kur dihet se anëtar i NATO-s është edhe Mali i Zi e Shqipëria”, theksoi ai.

Gjithashtu, ai thekson se mobilizim duhet të ketë edhe nga institucionet, si Kuvendi, dhe të marrin vendime që ne të mund t’i dalim zot vendit, në rast lufte.

“Në këtë situatë të krijuar duhet një mobilizim dhe unitet i të gjithë spektrit politike në Kuvend, dhe mbarë shqiptarëve, për t’i dal zot vendit në rast të një lufte, të cilën nuk duhet përjashtuar. Kosova dihet se është projekt edhe ndërkombëtar, dhe me Marrëveshjen e Kumanovës ka marrë detyrime ndaj çdo kërcënimi me luftë për Kosovën”, u shpreh ai.

Tutje ka shtuar se duke e pasur parasysh tentimin e Rusisë dhe Serbisë përmes Dodikut për shkëputjen e Republikës Serbe, është e mundshme që lufta ta përfshijë edhe Kosovën

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat