Shteti nuk mbahet me llafe, por me armatosje të ushtrisë!

Politika

Shteti nuk mbahet me llafe, por me armatosje të ushtrisë!

Armirë Shaqiri Nga Armirë Shaqiri Më 7 mars 2022 Në ora: 16:37
FSK

Fondi për Sigurinë e Kosovës po duket se po mbushet më mirë se sa që është pritur. Në ditën e parë një biznis nga Kosova deklaroi se do t’i derdhë 500 mijë euro. Një tjetër burrë, të dielën tha se do ti jap 138 mijë euro. Ky ishte nipi i Agim Ramadanit, dhe zotimin e bëri gjatë vizitës në Prekaz në Drenicë. Ai shifrën 138 e kishte zgjedhur në bazë të emrit, të Brigadës 138, që mbante emrin e heroit Agim Ramadani. Një tjetër mërgimtar e vrpimtarë Xhevat Berisha i dha 10 mijë euro, duke vazhduar me përplot deklarime të tjera të tilla, e me nga pesë mijë apo edhe më pak.

Sinjalet për rrezikimin e Kosovës nga Serbia po shtohen, paralelisht me rrezikun që ushtria ruse ta kërcënojë edhe më seriozisht Europën.

Por, jo të gjithë janë dakord që Kosova të jetë e përgatitur në rast të shpërthimit të një konflikti të shkaktuar nga Serbia.

Partia Demokratike e Kosovës, është ajo që ka dalë kundër Fondit të Sigurisë.

Ata madje këtë e kanë quajtur si lëmosh të qeverisë për FSK-në.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat