Kush tjetër mund ta ndihmojë Fondin e Sigurisë për mbrojtje?

Politika

Kush tjetër mund ta ndihmojë Fondin e Sigurisë për mbrojtje?

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 7 mars 2022 Në ora: 18:40
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve e Kosovës njoftoi se me autorizim të kryeministrit, Thesari i Kosovës ka hapur një llogari bankare zyrtare për pranimin e mjeteve të dedikuara për Fondin e Sigurisë.

Këtë vendim e ka bërë të ditur edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti, përcjell “Bota sot”.

Kryeministri u shpreh se në përputhje me nevojat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, situatën aktuale dhe pas konsultimeve me partnerët ndërkombëtarë ka autorizuar Ministrinë e Financave që të themelojë Fondin e Sigurisë.

Mjetet e mbledhura financiare synohet të përdoren në përputhje me strategjinë e sigurisë shtetërore të Republikës së Kosovës që pritet të miratohet nga Qeveria e Republikës se Kosovës. Funksionimi i këtij fondi do të rregullohet me akte përkatëse procedurale dhe do të përdoret ekskluzivisht për qëllimin e përcaktuar nga qeveria”, ka thënë Kurti.

Ai shtoi se në përputhje me legjislacionin në fuqi do të zbatohen procedurat për prejardhjen e mjeteve financiare me qëllim të ruajtjes së integritetit të fondit dhe qëllimit të tij

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat