Eksperti amerikan: SHBA të obliguara moralisht të mbrojnë Kosovën, por Rusia mund të trazojë ‘ujërat’ duke përdorur Serbinë

Politika

Eksperti amerikan: SHBA të obliguara moralisht të mbrojnë Kosovën, por Rusia mund të trazojë ‘ujërat’ duke përdorur Serbinë

Hava Orana Xhukolli Nga Hava Orana Xhukolli Më 7 mars 2022 Në ora: 19:34
Foto ilustrim

Në një situatë lufte në të cilën po ndodhet Ukraina, në Kosovë po bëhet thirrje për siguri, pasi serbët po mobilizojnë forcat territoriale. Kështu ka bërë të ditur edhe zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, duke thënë se Serbia po i mobilizon forcat territoriale, përfshirë edhe serbët e Kosovës.

“Kemi të dhëna të sigurta që janë ftuar serbët e Kosovës, që kanë shtetësi edhe të Serbisë, që të jenë të gatshëm që t’i përgjigjen thirrjes dhe të jetë i gatshëm për mobilizim. Kemi shënime për individë me emër e mbiemër dhe adresë. Sepse ata individë në të kaluarën kanë qenë pjesë rezervë e forcave serbe. Tani ata i kanë të shënuar në listat e tyre, pavarësisht nëse ata tani jetojnë këtu, apo jashtë Kosovës”, ka thënë ai.

Duke shfrytëzuar agresionin rus, a po bëhet gati kështu edhe Serbia për ndonjë luftë dhe të njëjtën kohë të provokojë inkursion në Kosovë?

Alon Ben-Meir: Presidenti Vuçiq po përpiqet të ruajë mbështetjen ruse nga njëra anë, ndërsa ende kërkon integrimin në hemisferën perëndimore

Eksperti amerikan, Alon Ben-Meir, në një prononcim të tij dhënë për ‘Bota sot’, ka komentuar këtë mundësi, që mund të rrezikonte Kosovën. Ai thotë se, NATO është zotuar ta mbrojë Kosovën, ndërsa SHBA-të ndihen të obliguara moralisht që t’i dalin në mbrojtje Kosovës, nëse është e nevojshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat