Frika nga zgjerimi i luftës/ Kosova e rrezikuar nga “marionetat” ruse në Ballkan

Politika

Frika nga zgjerimi i luftës/ Kosova e rrezikuar nga “marionetat” ruse në Ballkan

Mimoza Lakna Nga Mimoza Lakna Më 7 mars 2022 Në ora: 22:16
FSK

Këto ditë u shënua 24 vjetori i Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përkatësisht rënies heroike të komandantit legjendar, Adem Jashari dhe familjes së tij. Ky përvjetor u përkujtua me ceremoni të shumta solemne të organizuara nga institucionet e Republikës së Kosovës.

24 vite pas epopesë së lavdishme të UÇK-së shqiptarët e Kosovës vazhdojnë të ndiejnë dhimbje e krenari për sakrificën dhe heroizmin e dëshmorëve.

Kosova, tani është e lirë dhe e pavarur!

Por, lufta që aktualisht po ndodh në shtetin e Ukrainës dhe pamjet që na vijnë në kohë reale nga atje, po ngjallin tek shqiptarët njëlloj frike se e kaluara mund të përsëritet.

po ushtron dhunë e terror mbi popullatën e pafajshme të Ukrainës njësoj si regjimi kriminal i Millosheviçit në vitet e ‘90-ta mbi popullin e Kosovës.

Për forcimin e sigurisë në vend, ditë më parë u themelua edhe Fondi i Sigurisë, për FSK-në dhe interesimi për të kontribuuar në këtë fond po raportohet të jetë i madh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat