Dolën kundër fondit, analisti: Kjo është PDK-ja e vërtetë

Politika

Dolën kundër fondit, analisti: Kjo është PDK-ja e vërtetë

Më: 8 mars 2022 Në ora: 15:31
FSK

Kosova ka krijuar Fondin për Siguri. Kjo ditë më herët është njoftuar nga kryeministri Albin Kurti.

Por, jo të gjithë janë dakord që Kosova të jetë e përgatitur në rast të shpërthimit të një konflikti të shkaktuar nga Serbia.

Partia Demokratike e Kosovës, është ajo që ka dalë kundër Fondit të Sigurisë.

Ata madje këtë e kanë quajtur si lëmosh të qeverisë për FSK-në.

“Ushtria kërkon një qasje serioze institucionale për financimin e saj njohuri të thellë të rëndësisë së qëndrueshmërisë së financimit. Një ushtri e fortë nuk mund të ndërtohet e as të mbahet nga “lëmosha”, është e paqëndrueshme, jo serioze, jashtë sistemit shtetëror tashmë ekzistues për të mbështetur planin zhvillimor të FSK-së, dhe një barrë tjetër e rëndë për një popullatë tashmë të varfër që mezi përballon ushqimin dhe rrymën. Mos të flasim për një mërgatë të rraskapitur me barrën e ndihmës për ne, me dekada të tëra”, kishte deklaruar Besa Kabashi.

Analisti Faton Mehmeti thotë se PD-ja është kundër kësaj sepse nuk e ka në menaxhim të vet.

“PDK-ja është kundër sepse nuk do e kenë vet në menaxhim, për këtë arsye janë kundër. PDK-ja është kundër çdo gjëje ku s’mund të vjedhin, andaj janë kundër dhe kështu po tregojnë edhe njëherë se janë kundër institucioneve dhe të gjitha të mirave në vend”, thotë Mehmeti.

Sipas tij, për PDK-në shteti nuk ka qenë kurrë me rëndësi, ata e kanë pasur prioritet vetëm hajninë dhe vjedhjen.

“Për PDK-në kurrë s’ka qenë shteti me rëndësi, çdo gjë që e kanë bërë si prioritet ka qenë hajnia, vjedhja, madje kanë vazhduar gjoja se po bëjnë diçka. Kjo është PDK-ja e vërtetë, e cila edhe për ata që akoma nuk e njohin po shfaqet ashtu siç është, një parti krejtësisht e interesuar për zhvatje, jo për interes të shtetit”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat